2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

John Terry largohet nga Chelsea për Fenerbahcen

Më të lexuarat

Raportet e fundit flasin për një kalim të mundshëm të kapitenit të Chelseat, John Terry në Fenerbahce.

34-vjeçari, të cilit verën e ardhshme i skadon kontrata në Stamford Bridge, nuk ka qenë startues i rregullt për Blutë këtë sezon, pasi që menaxheri Jose Mourinho ka preferuar Kurt Zouman në pozitën e qendër-mbrojtësit.

Edhe në humbjen e mbrëmshme të Chelseat kundër Portos në kuadër të Ligës së Kampionëve, Terry ishte në bankën rezervë, ndërsa Zouma dhe Gary Cahill startuan si qendër mbrojtës, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se Fenerbahce kanë blerë lojtarë të nivelit të lartë nga Premier League së fundmi, nga Robin van Persie e deri te Nani që lanë Manchester Unitedin për t’iu bashkuar klubit turk.

“The Guardian” shkruan se skuadra turke ka interesim të madh për sigurimin e shërbimeve të Terryt dhe në janar ka gjasa që t’i ofrojë kontratë.

Terry ka 670 paraqitje për Chelsean që kur iu bashkua në vitin 2000, ndërsa ka shënuar 65 gola.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit