3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Franca i bën thirrje Izraelit “të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza”

Më të lexuarat

– Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme thuhet se Franca dënon sulmin e kryer ndaj qendrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Khan Younis, i cili shkaktoi vdekjen e shumë personave

PARIS (AA) – Ministria e Jashtme e Francës i bëri thirrje Izraelit që të “respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se Franca dënon sulmin e kryer ndaj qendrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Khan Younis, i cili shkaktoi vdekjen e shumë personave.

Në deklaratë theksohet se duhet të mbrohen qendrat e OKB-së dhe punonjësit e ndihmës humanitare në Gaza, puna e të cilëve është me rëndësi jetike për popullatën civile në rajon.

Franca do të vazhdojë të mbështesë punonjësit e ndihmës humanitare, tha ministria, duke shtuar se “Mbrojtja e civilëve është edhe detyrim moral, edhe përgjegjësi ndërkombëtare”.

Në deklaratë, nga Izraeli është kërkuar që të “respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza”.

Ligji humanitar përfshin respektimin e parimeve të dallimit, domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe masave, rikujtohet më tej në deklaratë, ku Izraelit i kërkohet që të marrë masa në këtë drejtim.

“Duhet të kalohet në veprim menjëherë për një armëpushim të përhershëm, i cili është e vetmja gjë që do t’i japë fund vuajtjeve të popullatës civile në Gaza”, thuhet më tej.

Ndryshe, ushtria izraelite goditi qendrën e trajnimit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), në të cilën strehohen mbi 10 mijë civilë në qytetin Khan Younis të Rripit të bllokuar të Gazës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit