2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Haga vendos mbi Izraelin: A do zbatojë shteti sionist?

Më të lexuarat

Gjykata Ndërkombëtare merr në mbrojtje Gazën: Ta ndalet genocidi!

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë ka vendosur në një çështje të iniciuar nga Republika e Afrikës së Jugut, në të cilën pretendohet se Izraeli po kryen gjenocid, se palestinezët e Gazës, të ekspozuar ndaj sulmeve izraelite, janë ” grupi i mbrojtur” sipas nenit 2 të Konventës për Gjenocidin.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se akuzat kundër Izraelit (në rastin e gjenocidit) janë vërtetuar “në mënyrë të arsyeshme” dhe Izraelit i kërkohet të ndalojë menjëherë të gjitha operacionet ushtarake në dhe drejt Gazës.

“Gjykata është plotësisht e vetëdijshme për shtrirjen e tragjedisë njerëzore që po shpaloset në rajon dhe është thellësisht e shqetësuar për humbjen e vazhdueshme të jetëve dhe vuajtjet njerëzore,” u tha në verdikt.

Izraeli duhet, në lidhje me palestinezët në Gaza, të marrë të gjitha masat në fuqinë e tij për të parandaluar kryerjen e akteve të mbuluara nga Konventa e Gjenocidit. Gjykata vendosi gjithashtu se Izraeli duhet të marrë masa për të parandaluar aktet e ndaluara nga Konventa e Gjenocidit. Pesëmbëdhjetë gjyqtarë mbështetën thirrjen ndaj Izraelit që të përmbahet nga kryerja e akteve gjenocidale sipas nenit 2 të Konventës së Gjenocidit, ndërsa dy gjyqtarë kundërshtuan.

Afrika e Jugut ngriti padi kundër Izraelit më 29 dhjetor 2023. Në një dosje prej 84 faqesh, Afrika e Jugut akuzon Izraelin për veprime dhe mosveprime me karakter gjenocidal, pasi ato u kryen me qëllimin e nevojshëm specifik për të shkatërruar palestinezët në Gaza si pjesë e grupi më i gjerë kombëtar, racor dhe etnik palestinez.

Aktet izraelite të gjenocidit supozohet se përfshijnë vrasjen e palestinezëve, shkaktimin e dëmeve të rënda fizike dhe psikologjike, dëbimin masiv nga shtëpitë dhe zhvendosjen, vendosjen e masave që synojnë parandalimin e lindjeve palestineze dhe mohimin e aksesit në ushqim, ujë, strehim, kanalizime dhe kujdes mjekësor të mjaftueshëm.

Delegacioni i Afrikës së Jugut udhëhiqet nga ministri i Drejtësisë i vendit, Ronald Lamola, dhe i bashkohen shumë figura të larta politike nga partitë dhe lëvizjet politike progresive në mbarë botën.

Tashmë do të shihet nëse shteti sionist do e zbatojë ose jo verdiktin e Hagës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit