4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024


“Vetëm maja e ajsbergut”: abuzimi i fëmijëve në Kishën Ungjillore të Gjermanisë

Më të lexuarat

Studimi që nxorri të dhëna shqetësusese, mbështetur nga vetë Kisha

Abuzimi seksual i fëmijëve i sponsorizuar nga kisha në Gjermani lidhej kryesisht me Kishën Katolike.

Studimi, i publikuar të enjten, më 25 janar, tani gjithashtu inkriminon rëndë Kishën Ungjillore, të paktën 1,259 priftërinj dhe personel tjetër të së cilës janë akuzuar për krime të tilla.

Autorët e studimit janë ekspertë të pavarur, të cilët i përshkruan veprat e zbuluara si “vetëm maja e ajsbergut”. Me fjalë të tjera, ata supozojnë se ka shumë më tepër krime të pazgjidhura.

Janë hetuar 2225 raste dhe ekspertët vlerësojnë se janë përfshirë gjithsej 3497 autorë.

Hulumtimi u nis në vitin 2020 dhe u financua me 3.6 milionë euro nga vetë Kisha Ungjillore e Gjermanisë, duke dashur të analizojë strukturën e kishës, dhunën dhe abuzimin me pushtetin. Kisha Ungjillore mbledh rreth 19.2 milionë besimtarë.

Ekspertët nuk kishin akses në të dhënat personale të klerikëve, por në dokumente si procedurat disiplinore.

Deri më tani, viktimat e dhunës seksuale kanë mundur të kërkojnë dëmshpërblim, i cili sipas Kishës varion nga 5000 deri në 50000 euro. Deri në fund të vitit 2022 janë paraqitur 858 kërkesa.

Numri i këtyre rasteve nuk është drejtpërdrejt i krahasueshëm me abuzimin në Kishën Katolike.

Sipas një studimi të vitit 2018 që hetoi gati 40,000 padi viktimash midis 1948 dhe 2014, 1,670 priftërinj dhe dhjakë u akuzuan për abuzim seksual të 3,677 fëmijëve dhe adoleshentëve.

Autorët e studimit të ri hetuan krimet jo vetëm të priftërinjve dhe dhjakëve të Kishës Ungjillore, por të të gjithëve në listën e pagave, si mësuesit, muzikantët e kishës dhe të tjerë. Tashmë pritet të dalin viktima të tjera, shkruan DPA. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit