2.6 C
Pristina
Sunday, November 10, 2024

Pas homove, Papa “bekon” dhe alkoolin

Më të lexuarat

“Vera, një dhuratë nga Zoti”, shpall Françesku

Një burim i vërtetë gëzimi, një “dhuratë nga Zoti” është vera për ata që e pinë atë, tha Papa Françesku, duke brohoritur verëtarët italianë.

Françesku i bëri komentet gjatë një auditori privat në Vatikan me prodhuesit e verërave nga e gjithë Italia, raporton Guardian.

Duke përshëndetur audiencën e tij ai tha se “vera, toka, aftësia e fermerit dhe sipërmarrja janë dhurata e Zotit – Krijuesi na i ka besuar, sepse me ndjeshmërinë dhe sinqeritetin tonë i bëjmë burim të vërtetë gëzimi”.

Megjithatë, Papa u bëri thirrje prodhuesve të verës që të reflektojnë mbi përgjegjësitë etike të punës së tyre, siç është trajtimi me respekt i punëtorëve dhe mjedisit, duke inkurajuar konsumin e shëndetshëm.

Italia po reagon ndaj propozimeve për të bërë të detyrueshme paralajmërimet shëndetësore për pijet alkoolike në të gjithë BE-në, pasi Irlandës iu dha drita jeshile nga Komisioni Evropian për të miratuar masën. Masa e Irlandës, e cila ka hasur në protestë nga Italia, Spanja dhe gjashtë shtete të tjera të BE-së, do të shohë etiketa paralajmëruese shëndetësore të vendosura në shishet e verës, birrës dhe pijeve alkoolike nga viti 2026.

Françesku e ka mbështetur konsumimin e verës dhe në të kaluarën.

Gjatë një auditori papal në vitin 2016, ai tha se vera është një pjesë integrale e festës së dasmës, sepse përndryshe “të porsamartuarit janë në siklet: imagjinoni ta mbyllni dasmën duke pirë çaj”.

Kështu, pas dhënë “ok” për bekimin e martesave mes të njëjtit çift, Papa Francesku po “bekon” dhe alkoolin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit