2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ishin agjentë të FBI-së, do hidhnin në erë një sinagogë si xhihadistë(!)

Më të lexuarat

Procesi ndaj James Cromitty, i rekrutuar për komplot anti-musliman

Një burrë i dënuar në vitin 2010 për komplot për të hedhur në erë sinagogat dhe një qendër të komunitetit hebre në New York dhe për të rrëzuar aeroplanët ushtarakë do të lirohet, pasi një gjykatës e rigjykimit vendosi se ai ishte inkuadruar nga FBI.

Bëhet fjalë për një anëtar të grupit agjenturor “Newburgh Four”, James Cromitty, udhëheqësi i tij. Ky grup u përfshi në një komplot të vitit 2009 për të hedhur në erë sinagogat dhe një qendër komunitare dhe për të rrëzuar një avion ushtarak me raketa Stinger. Gjykatësja Colleen McMahon tha se grupi ishte krijuar nga agjentë të FBI-së që punonin me një informator “joetik” të policisë federale.

McMahon ka urdhëruar më parë lirimin e tre të tjerëve, Oda Williams, David Williams dhe Lagera Payen, korrikun e kaluar. Të premten ajo urdhëroi gjithashtu lirimin e të katërtit, James Cromitty. Gjykatësja e quajti rastin “famëkeq” dhe tha se të katër ishin kriminelë të vegjël “fatkeq” të kapur nga qeveria.

Në vitin 2010, të katër u dënuan me 25 vjet burg për terrorizëm.

McMahon shpjegoi se Cromitty ishte një “mashtrues”, pa para dhe i papunë në kohën kur u rekrutua në skemën e FBI-së dhe iu dha për të vendosur bomba false, me premtimin se do të merrte 250,000 dollarë për këtë “mision xhihadist”. Cromitty gjeti tre të tjerët që do të ishin ndihmësit e tij në këtë “mision”.

“Tre burrat u rekrutuan në mënyrë që Cromitty të mund të komplotonte me dikë. Komploti i vërtetë ishte SHBA (…) FBI sajoi komplotin, zgjodhi objektivat, prodhoi municionet,” tha McMahon.

Cromitty u rekrutua nga një informator i FBI-së, Shahid Hussain, të cilin gjykatësja e quajti “kriminel”. Roli i tij ishte të depërtonte në xhami dhe të identifikonte njerëzit që mund të ishin ekstremistë. Ishte Hussain ai që ofroi “shpërblime qiellore dhe tokësore” si 250,000 dollarë për Cromitty “për të planifikuar, marrë pjesë dhe gjetur bashkëpunëtorë” në një sulm të supozuar xhihadist, sipas gjykatëses. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit