9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Publikimi i të vërtetës dhe ballafaqimi me injorancën

Më të lexuarat


Frikacakllëku është pozicion i njeriut të dobët edhe të prapambetur, kurse publikimi i të vërtetës dhe ballafaqimi me xhahilijetin është parim i pejgamberëve dhe pasuesve të tyre, siç ishin sahabet, tabiinët dhe ata që erdhën pas tyre.
Ky është parimi i atyre burrave, zemrat e të cilëve kanë shijuar ëmbëlsinë e besimit dhe kjo u jep shkëlqim në fytyrat e tyre dhe në të gjitha veprimet dhe lëvizjet e tyre për hir të Allahut, nuk i frikëson asnjë qortim e asnjë kërcënim.
Kemi Musain, alejhisselam, i cili e tha sheshazi të vërtetën para Faraonit!
Po edhe magjistarët e Faraonit, pasi u penduan dhe besuan, nuk u frikësuan nga masat ndëshkuese me të cilat i kërcënonte Faraoni, sepse në zemrat e tyre kishte depërtuar drita e besimit.
“Babai i Pejgamberëve”, Ibrahimi, alejhisselam, fjala të cilën ia tha babait së tij po edhe popullit të tij, mbeti e regjistruar në histori, dhe nuk kishte frikë nga askush kur a tha, kurse Kurani e përcolli deri tek ne:
“Kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: unë i urrej dhe skam të bëj fare me ato që adhuroni ju”. (Ez-Zuhruf: 26).
Kush është trim sikur Pejgamberi ynë, Muhammedi, ﷺ, dhe i guximshëm sikur ai?!
Aliu, radijallahu anhu, e përshkruan trimërin dhe guximin e Pejgamberit, ﷺ, duke thënë:
“Kur vështirësohej gjendja dhe ballafaqoheshin ushtritë, ne mbroheshim pas Pejgamberit, ﷺ, saqë askush nuk ishte më afër armiqve se ai, ﷺ”.
Në betejën e Hunejnit, pasi ushtria islame iku nga ushtria idhujtare, ngeli Muhammedi, ﷺ, i palëvizshëm, qëndroi në vend, i hipur në mushkën e tij që quhej Shehbaa dhe vazhdonte depërtimin e tij në drejtim të armikut duke thënë: unë jam Pejgamber, unë nuk jam gënjeshtër, unë jam i biri i Abdul-Mutalibit!
Trimëria buron nga besimi i njeriut, i cili besim kur futet në zemrën e njeriut e ndriçon atë dhe i jep fuqi të vazhdon ecjen në rrugën e Zotit pa u frikësuar nga askush tjetër pos Madhërisë së Tij.
Parrullë e tij në këtë udhëtim është:
“…Prandaj, gjyko si të duash; ti gjykon vetëm në jetën e kësaj bote! ”. (Taha: 72).

Përkthim

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit