13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Blinken takohet me presidentin palestinez Abbas në Ramallah

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken ndodhet për një vizitë në Lindjen e Mesme për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit të Gazës në rajonin më të gjerë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Ramallah në Bregun Perëndimor të mërkurën për t’u takuar me presidentin palestinez Mahmud Abbas, raporton Anadolu.

Blinken është në një turne rajonal për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit të Gazës në rajonin më të gjerë.

Të martën, ai u takua me zyrtarët izraelitë në Tel Aviv. Me këtë rast, Blinken tha se është absolutisht e domosdoshme të bëhet më shumë për të mbrojtur civilët dhe për të siguruar që ndihma humanitare të arrijë tek ata që kanë nevojë, si dhe lirimin e pengjeve.

Pas takimit, Abbas pritet të shkojë në qytetin jordanez Akaba për të marrë pjesë në një samit së bashku me mbretin e Jordanisë Abdullah II dhe presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet për situatën në Gaza, ku sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 23 mijë palestinezë.

Washingtoni deri më tani është përmbajtur nga thirrjet për armëpushim në Rripin e Gazës dhe i ka ofruar Tel Avivit mbështetje ushtarake, inteligjente dhe diplomatike.

Blinken është në turneun e tij të katërt në Lindjen e Mesme në tre muaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit