-0.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Një sionist nazist që sheh që përshkruan gazanët si të tillë

Më të lexuarat

Deklarata e tmerrshme e një ministri që sqaron dramën palestineze

Ministri izraelit i Financave Bezalel Smotrich i përshkroi banorët e Rripit të Gazës si “nazistë”, duke vënë në dukje nevojën për të rivendosur vendbanimet e kolonëve në Rrip në mënyrë që të vihet zona nën kontroll.

“Janë dy milionë nazistë që jetojnë në Gaza. Është një bombë me sahat me një mekanizëm për të shfarosur Izraelin”, tha në një deklaratë për televizionin izraelit Channel 14, Bezalel Smotrich, lideri i partisë së ekstremit të djathtë, Zionizmi Fetar.

Sipas Smotrich, “Izraeli duhet të kontrollojë Gazën për një kohë të gjatë dhe ne nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë pa rindërtuar vendbanimet e kolonëve”.

“Duhet të ketë një prani hebreje (në Gaza) për një periudhë më të gjatë kohore, në mënyrë që terrorizmi të mos zhvillohet atje,” vazhdoi ai.

“Nëse nuk jemi në Gaza, atëherë do të ketë dy milionë nazistë që do të duan të na shkatërrojnë çdo mëngjes. Do të zgjohemi pas 10 apo 15 vitesh dhe do të ndodhë një 7 tetor i ri”, shtoi ministri.

Smotrich përsëriti mbështetjen e tij për të ashtuquajturin “migrim vullnetar” të palestinezëve nga Rripi i Gazës.

Është e rëndësishme të theksohet se politikanët izraelitë, duke përfshirë ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, Smotrich dhe Danny Danon, një anëtar i Knesset-it që përfaqëson partinë në pushtet Likud, javët e fundit kanë bërë thirrje për inkurajimin e “migrimit vullnetar” të palestinezëve nga Gaza, i cili ka ngjallur kritika ndërkombëtare dhe arabe.

“Unë po veproj në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk po dëboj askënd nga shtëpitë e tyre me dhunë, por po them se një pjesë e madhe e popullsisë së Gazës dëshiron të largohet prej andej”, shtoi ministri izraelit i financave për televizionin izraelit Channel 14.

Smotrich ishte një nga kundërshtarët më të shquar të tërheqjes së njëanshme të ushtrisë izraelite dhe kolonëve nga Rripi i Gazës në 2005.

Dhe për ta kuptuar më mirë se ç’po ndodh në Gaza, apo dramën disavjecarë palestineze, mjaft të dëgjosh këtë nazist që etiketohen gazanët si të tillë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit