Në këto zona ku ka rrezik përmbytjeje, është lëshuar “alarmi portokalli”, që është një nivel më i ulët i rrezikut më të madh
Paralajmërimet për shira të dendur dhe përmbytje janë lëshuar për dhjetë rajone në Francë, shumica e të cilave ndodhen në bregdet, raporton Anadolu.
Sipas shërbimit meteorologjik francez “Meteo France”, reshjet e vazhdueshme dhe të dendura në pjesën bregdetare të Manche, Loire Atlantique, Vendee, Morbihan, Finistere, Nord dhe Pas-de-Calais dhe në rajonet e brendshme të Orne, Mayenne dhe Sarthe pritet të shkaktojnë përmbytje.
Në këto zona ku ka rrezik përmbytjeje është dhënë “alarm portokalli”, që është një nivel më i ulët i rrezikut më të madh.
Banorëve të rajonit u është kërkuar të qëndrojnë larg lumenjve, liqeneve dhe përrenjve.
Franca në nëntor u godit nga stuhia Ciaran, e shoqëruar me shira të dendur që preku shumë zona bregdetare. Paralajmërim për “përmbytje të jashtëzakonshme” është lëshuar për Pas-de-Calais, i cili ndodhet në veri-perëndim të vendit.