-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Një “moment historik” për Mjekësinë kosovare

Më të lexuarat

Ndërhyrja “revolucionare” në veshkën jofunksionale të një 5-vjeçari

Mjekësia kosovare bën me dije një moment historik të saj, pikërisht në organizmin e një fëmijë.

“Për herë të parë, me datë 20.12.2023, është realizuar me sukses, Nefrektomia laparoskopike- “Laparoscopic Nephrectomy Ribbon Technique”, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, nga ekipi i kirurgëve pediatrik në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë.

Intervenimi është realizuar tek një fëmijë i moshës 5-vjeçare me inicialet A.S, i diagnostikuar me veshkë jo funksionale si pasojë e hidronefrozës së gradës së katërt.

Javë më parë, gjithashtu është realizuar për të tretën herë një tjetër rast sfidues “Laparascopic assisted pull through” në një fëmijë të moshës 1-vjeçar me sëmundjen e Hirschsprung-ut (megakoloni kongjenital).

Raste të tilla sfiduese të cilat kryhen në qendra të specializuara dhe me përvojë, janë realizuar me sukses të plotë edhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, ku për mbi 4 vjet, janë realizuar intervenime laparaskopike tek fëmijët me patologji te ndryshme si: testisi intraabdominal, varikocela e testisit, divertikuli i Meckeli-it, tumoret e vezoreve, ciste e veshkës, apendektomia laparoskopike, kolecistektomia laparoskopike dhe Cista e Ekinokokut të Mëlçisë.

Me avancimin e mëtutjeshëm të “Kirurgjisë Minimale Invazive” do të mund të trajtohen shumica e patologjive me intervenimeve laparaskopike në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në ShSKUK”, thuhet nga Shërbimi Spitalor Klinike dhe Universitar i Koosvës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit