1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gazetarja Ivanovska: Ata që e përfytyrojnë veten intensivisht me ikona, peshkopë, priftërinj mos janë vrasës të fshehur pas besimit

Më të lexuarat

Rrëmbyesit dhe vrasësit e çmendur të Vanja Gorçevskas (vajzës 14 vjeçe), ishin njerëz të cilët postonin rregullisht në profilet e tyre postime me kisha, ikona, citate me Zotin dhe Biblën dhe shtireshin si besimtarë dhe familje të lumtura. Në 27 nëntorin fatal, automjeti ku Vanja ishte vendosur në bagazh, e mbyllur në një çantë – kaloi pranë dy kishave në rrugën për në Brazda, ku kriminelët e vrasin vajzën dhe më pas e varrosin në plehra.
Bëhet fjalë për kishat “Shën Athanasi” në Vizbegovë dhe “Bogorodica” në fshatin përballë Brazdës.


Vrasësit kalojnë pranë dy kishave, me një vajzë të re të futur në një çantë shpine, të cilën sadistët e kishin futur më parë në një thes, pa ajër, të frikësuar për vdekje, të cilës minutat i numëroheshin.
Dhe ata nuk mbyllnin syrin!
Ata as nuk kishin frikë se Zoti i shikonte.
Ata ishin aq të sigurt se askush, asgjë nuk mund t’u bënte, me sa duket për shkak të dy dekadave të mbrojtjes së tyre nga strukturat shtetërore të përbindëshit Lj.Palevski – me 8 kallëzime penale, të gjitha pa përfundim dhe pa dënime me burg.

Ndoshta është koha që ekspertët të bëjnë një analizë serioze – ata që e përfytyrojnë veten intensivisht me ikona, peshkopë, priftërinj ata që fshehin mëkatet dhe demonët e tyre pas besimit, a janë ata në të vërtetë vrasës të mundshëm, në të cilët është duke u strukur një Charles Manson.

Jordanka Ivanovska

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit