13.3 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

8 sferat e dështimit strategjik të “Izraelit” dhe Amerikës në luftën e Gazës

Më të lexuarat

Pas kalimit të 80 ditëve të luftës së Netenjahut dhe Bajdenit kundër Gazës, skena politike dhe strategjike është e këtillë:

  1. Aspekti ushtarak: në mesin e luftës së madhe zhvillohen edhe 5 lufta tjera shoqëruese. Ata, shteti sionist, fituan atë më të ultën dhe më të poshtrën moralisht dhe humanitikisht, granatimin me synim të shkatërrimit, vrasjes edhe dëbimit masiv, por humbi betejën e 7 Tetorit, luftën tokësore me humbjet e mëdha në te, përleshjet në Bregun Perëndimor, luftën me fqinjët dhe luftën në Detin e Kuq. Dimensioni më i rëndësishëm në krejt këtë është se shtylla kurrizore e ushtrisë së tyre, “Brigada Elitare” u thye dhe u grimcua dhe ka nevojë për jo më pak se pesë vjet të rikuperohet. Kurse autoriteti i kësaj ushtrie ra në fund të pusit. Kjo domethënë edhe humbje ekonomike shumë miliardëshe. Me këtë ra edhe autoriteti i Amerikës, e cila dështoi edhe pse ia ofroi gjithë ato ndihma të majme ushtarake për të ndryshuar ekuacionin dhe u përfshi në vrasjen e civilëve të pafajshëm me armatimin e tyre vdekjeprurëse.
  2. Aspekti i sigurisë. U shemb ai rrëfim i sigurisë i cili u ndërtua për 70 vite, të cilin rrëfim e shoqëronin ato tregime imagjinare për ato depërtime dhe fuqi për të arritur në çdo vend. Beteja e Gazës dëshmoi se rezistenca kishte ndërtuar një ushtri të tërë me të gjitha nevojat e veta, vetëm 50 minuta larg TelAvivit dhe se kishte mundësi për ta vërshuar me granatime dhe me ushtri, sikur të donte. Shtoja kësaj edhe dështimin për të arritur te pengjet e tyre dhe për ta liruar e kthyer edhe vetëm një peng të gjallë nga vendi i pengmarrjes, edhe pse numri i pengjeve është i madh në atë hapësirë shumë të vogël. Janë përfshirë 120 mijë ushtar izraelit në këtë betejë dhe kjo do ketë efekte shumë të madhe në humbjen e besimit në shërbimet e intelegjencës izraelite, edhe pse ato numërojnë 13 shërbime dhe njësi të sigurisë edhe intelegjencës. Këtu regjistrohet edhe epërsia e rezistencës në më shumë se një sferë, duke depërtuar në sistemin e shtetit okupator dhe duke i mbajtur të fshehura krejt ato informata dhe krejt kjo në një mënyrë që le përshtypje shumë të çuditshme.
  3. Aspekti politik. U demontua rrëfimi që okupatori sionist e kishte përhapur vazhdimisht para botës. Mbeti i izoluar në ansamblen e përgjithshme të OKB, ku shtet pas shteti të gjithë u tërhoqën nga përkrahja e tyre edhe pse Vashingtoni u bënte presion të madh, megjithatë shumica e shteteve ishin kritik dhe ndjeshin keqardhje të madhe dhe kundërshtonin krimet që bënte shteti okupator. Kjo ndarje arriti edhe në Evropë, ku Spanja dhe Belgjika kërkonin me insistim pranimin e shtetit Palestinez dhe kundërshtimin e rrëfimit të cilin e përhap “Izraeli”, rrëfime të cilat vetëm se më dukeshin qartë se janë të dobëta dhe të ç’montuara. Nga izolimi të cilin është duke e vuajtur u bë e tensionuar edhe e çuditshme gjatë ballafaqimit me shumicën e shteteve të botës.
  4. Aspekti diplomatik. Kurrë më parë ska qenë kaq e dobët në realizimin e vet diplomatik, sikur që është tani nga fillimi i betejës së Gazës. Shumicën e diplomatëve të vet ose i tërhoqën nga frika për to, ose atje ku janë, jetojnë në izolim dhe të mbyllur në vete për shkak të bojkotit ndaj tyre dhe hidhërimit të opinionit publik të shteteve ku veprojnë me ta. “Izraeli” është i paaftë për të regjistruar humbjet e tija diplomatike, saqë disa herë detyrohet tu kanoset disa personaliteteve nëpërmjet qendrave të ndikimit që i posedon, për të detyruar elitën politike, akademike dhe kulturore të refuzojnë përkrahjen e rrëfimit palestinez dhe rreshtimit me Gazën. Kurse krejt kjo domethënë se për riparimin e këtij dëmi do i duhen dekada.
  5. Aspekti ekonomik. Netenjahu i ik konfirmimit të sasisë së madhe të humbjeve ekonomike që ka pësuar shteti i tij nga kjo luftë, sidomos pas trazirave në Detin e Kuq. Disa llogarisin se kjo humbje mund të vlerësohet deri më 100 miliard dollarë me përfundimin e këtij vitit. Kjo humbje e madhe sigurisht se do i shkaktoje probleme shumë të mëdha këtij shtetit dhe do e ketë shumë vështirë ta kompensojë këtë humbje nga shtetet aleate, sepse edhe ato vuajnë nga problemet e ndryshme ekonomike. Netenjahu mund të detyrohet të lëshon nga shërbimi deri në 100 mijë ushtarë rezervistë për të ndalë humbjet ekonomike, porse vazhdimi i luftës edhe granatimi i Telavivit do e mbaj ekonominë e “Izraelit” nën presion të madh, të cilin nuk do arrijë ta shërojë me masa të pjesërishme.
  6. Aspekti ligjor. Edhe “Izraeli” edhe administrata e Bajdenit tani e tutje do jenë edhe më të trishtuar edhe më të shqetësuar pasi që 6000 avokat nga e gjithë bota kanë ngritur padi kolektive në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime dhe se ata pushtetarë izraelit edhe amerikan do ndiqen penalisht për gjenocid, për krime lufte dhe për krime ndaj njerëzimit. Ballafaqimi do jetë i gjatë dhe i frikshëm për politikanët edhe ushtarakët e përzier në këtë agresion. Kjo është edhe një prej letrave më të rëndësishme në dorën e rezistencës dhe forcave palestineze, rreth të cilës tani është duke u punuar shumë intesivisht.
  7. Aspekti mediatik edhe i mobilizimit. Për herë të parë në rrjetet sociale është formuar një front botëror i aktivistëve influencera të cilët arrijtën sukses t’i shkaktojnë disfatë edhe shtëpiave më të mëdha mediatike në botë. Duke ndërtuar rrëfimin e çelikt në favor të Gazës edhe rezistencës, saqë shamia palestineze dhe fotografitë e fëmijëve të Gazës u shndërruan në ikona botërore, kurse rreshtimi me okupatorin u shndërru në përjashtim, i cili e trishton dhe frikëson atë person nga reagimet e njerëzve në çdo vend ku shkon. Vazhdimi i protestave anëembanë botës tre muaj me rradhë është argument i intifadës (revolucionit) së opinionit publik kundër elitës politike perëndimore e cila është bashkëpuntore e okupatorit.
  8. Aspekti i fuqisë së butë.  Gaza i fitoj zemrat e organizatave, institucioneve, artistëve, sportistëve, shkrimtarëve, aktivistëve dhe këtu me shumë krenari mund ta veçojmë rolin e gruas në çdo vend, e cila ka treguar epërsi me veprimet dhe qëndrimet e tyre humane, duke rezistuar dhe sfiduar të gjitha presionet. Edhe ky fakt është një fitore e rëndësishme e rezistencës. Gjë e cila pritet të shtyjë përpara në planin afatmesëm ndryshimet e rëndësishme në hartën e ndikimit politik në një numër të shteteve aktive në këtë luftë.

Ahmed Ramadan

#leximestrategjike

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit