-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Me ligjin e ri, rriten vlerat e gjobes se leshuar nga ATK. Kjo eshte vlera sipas kategorive

Më të lexuarat

Neni 100
Sanksionet për mos dorëzim, mos krijim ose mos paraqitje të të dhënave

1. Përveç nëse parashihet ndryshe, çdo person nga i cili kërkohet të dorëzojë një pasqyrë informatash në ATK dhe i cili nuk e bën këtë deri në datën obliguese apo i cili dorëzon një pasqyrë të pasaktë ose jo të plotë, i nënshtrohet gjobës prej njëqindepesëdhjetë euro (150.00€) për secilën pasqyrë të pa dorëzuar, për secilën pasqyrë të pasaktë apo jo të plotë, deri në maksimum prej tremijë euro (3,000.00€).

2. Çdo person  nga i cili kërkohet të krijojë ose mbajë regjistrime, përfshirë kërkesën për të vendosur numrin fiskal apo numrin unik identifikues të biznesit në të gjithë kuponët dhe faturat e lëshuara, sipas legjislacionit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës dhe i cili nuk e kryen këtë, i nënshtrohet gjobës, si vijon:

2.1. gjobë prej njëqindepesëdhjetë euro (150.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor deri në tridhjetëmijë euro (30,000.00€);

2.2. gjobë prej dyqindepesëdhjetë euro (250.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga tridhjetëmijë euro e një cent (30,000.01€) deri në dyqindëmijë euro (200,000.00€);

2.3. gjobë prej pesëqind euro (500.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga dyqindmijë euro e një cent (200,000.01€) deri në pesëqindmijë euro (500,000.00€);

2.4. gjobë prej njëmijë euro (1,000.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga pesqindmijë euro e një cent (500,000.01€) deri në pesëmilion euro (5,000,000.00€); dhe

2.5. gjobë prej dymijë euro (2,000.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor prej pesëmilionë euro e një cent (5,000,000.01€) e më shumë.

/Kontabilisti.info/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit