2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Myftiu Tërnava dhe kryeministri Kurti vizituan Xhaminë e Novobërdës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 20 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, së bashku me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurtin dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, vizituan xhaminë e “Osman Efendisë” apo Xhaminë e Çarshisë së Novobërdës, për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie.

Ata u ndanë të kënaqur me gjithë punën që është bërë në restaurimin e kësaj xhamie, e cila përveç që shërben për kryerjen e riteve fetare, qëndron e hapur për vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Myftiu Tërnava mes të tjerash tha se Bashkësia Islame e Kosovës është thellë e përkushtuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame të vendit tonë.

Xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar. Procesi i restaurimit është duke u mbështetur nga BE-ja dhe duke u implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë.

Ajo është ndër së paku pesë xhamitë sa ishin ndërtuar në periudhën osmane, 1455, shek. XV në qytetin e Novobërdës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit