13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Mjeku norvegjez: Izraeli ka “masakruar brutalisht” kolegun tim në Gaza dhe familjen e tij

Më të lexuarat

“Dje miku im i afërt dhe kolegu im i dashur, kreu i repartit të emergjencës së spitalit ‘Al-Shifa’, dr. Hani Al-Haitham, bashkëshortja e tij dr. Sameera Ghifari dhe 5 fëmijët e tyre u masakruan brutalisht nga Izraeli”, shkroi Gilbert në X

Mjeku norvegjez profesori, Mads Gilbert njoftoi se drejtori i repartit të urgjencës të spitalit “Al-Shifa” në Gaza që është në shënjestër të sulmeve izraelite, dr. Hani Al-Haitham, bashkëshortja e tij dr. Sameera Ghifari dhe 5 fëmijët e tyre janë “masakruar brutalisht” nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Gilbert mbrëmë në postimin e tij në rrjetin social X shprehu ngushëllimet e tij për kolegun që humbi jetën si pasojë e sulmeve të Izraelit.

“Dje miku im i afërt dhe kolegu im i dashur, kreu i repartit të emergjencës së spitalit ‘Al-Shifa’, dr. Hani Al-Haitham, bashkëshortja e tij dr. Sameera Ghifari dhe 5 fëmijët e tyre Shireen, Tia, Sameer, Wafa dhe Sara u masakruan brutalisht nga Izraeli”, shkroi Gilbert i cili ka punuar 16 vite në spitalin “Al-Shifa” në Gaza.

Gilbert tha se ushtarët izraelitë vranë në mënyrë të pamëshirshme 7 civilë të paarmatosur dhe se ky ishte sulm ndaj gjithë njerëzimit. “Ne do të rindërtojmë Al-Shifa-n, Gazën dhe Palestinën”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit