13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Ish-presidenti Trump përsërit deklaratën tij se “do të dëbojë emigrantët” nëse rizgjidhet

Më të lexuarat

Emigrantët kanë “pushtuar SHBA-në” theksoi Trump, i cili përsëriti premtimin e tij se nëse rizgjidhet, emigrantët do t‘i nënshtrohen praktikës “më të madhe të deportimit në historinë e vendit”

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një takim që zhvilloi në Nevada në kuadër të fushatës së zgjedhjeve ka përsëritur edhe njëherë premtimin e tij për të dëbuar nga vendi emigrantët nëse rizgjidhet, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CNN, Trump bëri deklarata lidhur me emigrantët gjatë fushatës së tij zgjedhore në Nevada.

Emigrantët kanë “pushtuar SHBA-në” theksoi Trump, i cili përsëriti premtimin e tij se nëse rizgjidhet, emigrantët do t‘i nënshtrohen praktikës “më të madhe të deportimit në historinë e vendit”.

Duke nënvizuar se politikat lidhur me emigrantët do të zgjerohen, Trump u shpreh se “Një pjesë e madhe e forcave federale të zbatimit të ligjit do të transferohen në njësitë lidhur me emigracionin, ndërsa një pjesë e forcave jashtë vendit do të tërhiqen në kufirin jugor”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit