9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kryeministri irlandez: Izraeli po e humbet me shpejtësi mbështetjen në botë

Më të lexuarat

Kryeministri irlandez: Izraeli po e humbet me shpejtësi mbështetjen në botë

Kryeministri irlandez Leo Varadkar deklaroi se Izraeli po e humbet me shpejtësi mbështetjen e tij në botë dhe se edhe ShBA-ja ka filluar të ketë mendime të dyta për atë që po ndodh në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas mediave irlandeze, Varadkar ka mbajtur flajmin në parlamentin e vendit, ku ka thënë se Izraeli po e humb me shpejtësi mbështetjen ndaj tij në botë si rezultat i sulmeve në Gaza. Ai ka theksuar se aleati më i ngushtë i Izraelit, ShBA-ja, ka filluar “të mendojë dy herë” për atë që po ndodh në Gaza.

Varadkar ka thënë se kjo situatë është “fatkeqësi strategjike” për Izraelin.

“Ata po bëjnë një gabim të madh. Ata jo vetëm që imponojnë vuajtje humanitare mbi palestinezët, por rrezikojnë edhe sigurinë e izraelitëve në planin afatgjatë dhe afatmesëm”, ka deklaruar ai.

Duke theksuar se është koha që qeveria irlandeze të vendosë sanksione ndaj Izraelit kundër hapave që ka ndërmarrë në Bregun Perëndimor, Varadkar ka thënë se zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, Micheal Martin, e ka diskutuar këtë çështje me homologët e tij në Bashkimin Evropian (BE).

“Ajo që ne duam të bëjmë dhe për të cilën po punohet është të vendosim kufizime të udhëtimit për kolonët e paligjshëm hebrenj që po shkaktojnë vështirësi të mëdha për palestinezët në Bregun Perëndimor”, ka thënë Varadkar.

Duke theksuar se vendimet e sanksioneve ekonomike merren unanimisht në BE, Varadkar ka theksuar se situata në Gaza është e papranueshme.

Varadkar ka shtuar se BE-ja duhet gjithashtu të mbajë një qëndrim në favor të zgjidhjes me dy shtete.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit