10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Maqedoni, rreth 50 % nuk i besojnë asnjë politikani

Më të lexuarat

Rreth 50 për qind e qytetarëve nuk i besojnë asnjë politikani në Maqedoni. Kjo bëhet e ditur sipas një hulumtimi të realizuar nga IHPSM në Shkup.

Sipas anketës Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Sundimit të Mirë (IHPSM), VMRO-DPMNE dhe BDI, dy partitë e koalicionit vazhdojnë të gëzojnë mbështetjen më të madhe të opinionit, ndërsa rezultate pozitive jepen edhe për disa nga forcat politike opozitare.

Mbi 19 për qind e të anketuarve favorizojnë VMRO-DPMNE, 12,9 për qind për LSDM, 6,9 për qind për BDI, 3,9 për qind për PDSH, 1,7 për qind për RDK dhe partitë e tjera maqedonase.

Në rast se do të mbahen zgjedhjet nesër, 36 për qind e qytetarëve janë deklaruar se nuk do të votojnë asnjërën prej këtyre partive. Anketa është realizuar përmes telefonit nga 15 deri 17 qershori, ku janë anketuar 1.060 qytetarë. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit