-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ministria e Shëndetësisë: Gazës i mbaruan vaksinat për fëmijët palestinezë

Më të lexuarat

Ministria tha se mungesa e vaksinave do të ketë pasoja katastrofike shëndetësore për fëmijët dhe do të shkaktojë përhapjen e sëmundjeve, veçanërisht në mesin e personave të zhvendosur në strehimoret e mbushura me njerëz në të gjithë enklavën

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Rripit të Gazës i kanë mbaruar vaksinat për fëmijët palestinezë në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu.

“Vaksinat e fëmijëve mbaruan plotësisht në Rripin e Gazës”, tha Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza.

Ministria tha se mungesa e vaksinave do të ketë pasoja katastrofike shëndetësore për fëmijët dhe do të shkaktojë përhapjen e sëmundjeve, veçanërisht në mesin e personave të zhvendosur në strehimoret e mbushura me njerëz në të gjithë enklavën.

Ministria u bëri thirrje agjencive shëndetësore të Kombeve të Bashkuara (OKB) “të ndërhyjnë shpejt për të siguruar vaksinat e nevojshme dhe për të garantuar mbërritjen e tyre në të gjitha zonat e Gazës për të parandaluar katastrofën”.

Rripi i Gazës vazhdon të vuajë nga mungesa e madhe e të gjitha ilaçeve dhe furnizimeve mjekësore si rezultat i luftës shkatërruese të vazhdueshme të Izraelit në Gaza.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje të sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 18.412 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 50.100 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që atëherë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit