-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rritet në mbi 15.200 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Më të lexuarat

Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftoi se “70 për qind e viktimave janë fëmijë dhe gra”

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor është rritur në 15.207, njoftoi të shtunën Zyra për media e Qeverisë në Gaza, transmeton Anadolu.

Në njoftim thuhet se 70 për qind e viktimave janë fëmijë dhe gra dhe se 40.652 persona janë plagosur.

“Okupimi vazhdon të zgjerojë bombardimet e tij ndaj civilëve pas përfundimit të pauzës humanitare”, theksohet në deklaratë.

Që nga fillimi i konfliktit, 280 punonjës mjekësorë janë vrarë në sulmet izraelite, ndërsa 31 prej tyre, përfshirë drejtorin e spitalit Al-Shifa, Mohammad Abu Salmiy, janë ndaluar për “marrje në pyetje fashiste nën torturë, abuzim dhe uri”.

Rreth 130 qendra shëndetësore ishin objektiv i sulmit ndërsa 20 spitale dhe 46 qendra mjekësore janë jashtë funksionit.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e rënda në të gjithë Rripin e Gazës të premten herët pas përfundimit të pauzës humanitare dhe të paktën 193 palestinezë u vranë dhe 652 u plagosën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit