1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Shefi i OKB-së: Pauza humanitare mes Izraelit dhe Hamasit nuk i zgjidh problemet kyçe

Më të lexuarat

“Pauza humanitare ishte një hap i hedhur në drejtimin e duhur. Ishte simbol shprese, por nuk zgjidh problemet kyçe me të cilat përballemi”, tha Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka deklaruar se “pauza humanitare” e rënë dakord mes Izraelit dhe Hamasit nuk i zgjidh problemet kyçe, transmeton Anadolu.

Guterres foli në një konferencë për shtyp me kreun e Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat.

Duke theksuar se në Gaza duhet të shpallet “armëpushim i vërtetë humanitar”, Guterres u shpreh se “pauza humanitare ishte një hap i hedhur në drejtimin e duhur. Ishte simbol shprese, por nuk zgjidh problemet kyçe me të cilat përballemi”.

Më tej Guterres tha se këmbëngulin për “armëpushimin humanitar” i cili do të sigurojë lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve dhe dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare për njerëzit në Gaza.

Duke i dërguar mesazh edhe qeverisë izraelite e cila shprehet se do të fillojë sërish sulmet e saj pas përfundimit të “pauzës humanitare”, Guterres tha: “Mesazhi im është shumë i qartë. Kemi nevojë për armëpushim humanitar”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit