0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Lugina në festë, shënon Kurban Bajramin

Më të lexuarat

Xhamitë e vendbanimeve të ndryshme të komunave Bujanoc, Preshevë, Medvegjë ishin të mbushura me besimtarë myslimanë që falën namazin e Kurban Bajramit.

Dita e pare e Kurban Bajramit festohet ditën e dhjetë të Dhul Hixhes, një ditë pasi haxhinjtë qëndruan në kodrën Arafat në Mekë.

Besimtarët e Luginës, pas faljes së namazit të Kurban Bajramit i ka uruar edhe imami i xhamisë së vetme të shqiptarëve në qytetin e Bujanocit, Ulvi Fejzullahu. Ai me këtë rast përveç urimit ka ftuar në paqe dhe pajtim mes besimtarëve kudo që gjinden ata, raporton Titulli.

Sipas traditës, festa e Kurban Bajramit vijoi më pas në shtëpitë e besimtarëve të Luginës me drekën tradicionale ku ftohen më të afërmit, si dhe therjen e kurbaneve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit