0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Marrëveshja: palestinezët e parë të liruar nga burgjet izraelite

Më të lexuarat

Katari konfirmon: 39 gra e fëmijë, kthim në shtëpi në startin e armëpushimit katër ditor

Si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit, 39 të burgosur palestinezë, përfshirë 24 gra dhe 15 fëmijë, u liruan nga burgjet izraelite.

Siç raporton korrespondenti i Anadolu, menjëherë pasi grupi i parë prej 13 të burgosurve të liruar nga Hamasi mbërriti në Izrael, 39 të burgosur palestinezë nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor të pushtuar iu dorëzuan zyrtarëve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Qindra palestinezë u mblodhën jashtë burgut Ofer në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor për të mirëpritur të burgosurit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari konfirmoi lirimin e “39 grave dhe fëmijëve” nga burgjet izraelite.

Në një postim në Platformën X, Al-Ansari tha se kjo ishte në përputhje me angazhimet e dakorduara për ditën e parë të armëpushimit.

Grupi i parë i palestinezëve të liruar, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët mbaheshin robër nga Izraeli, u transferuan nga burgu Ofer në Beituni, pas së cilës shkuan te familjet e tyre.

Në fjalimin e saj të parë, pas shtatë viteve të kaluara në burg, palestinezja e liruar Merah Bakir tha: “Është shumë e vështirë të ndjesh lirinë dhe të lirohesh në këmbim të gjakut të palestinezëve të mi të vrarë në Gaza”.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, gjithsej 150 të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite dhe 50 të burgosur të mbajtur në Gaza do të lirohen brenda një periudhe katërditore në të cilën do të pushojnë luftimet. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit