2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Katari lëshon një deklaratë për marrëveshjen Hamas-Izrael, tregon detajet e saj

Më të lexuarat

Katari, i cili luajti një rol kyç ndërmjetësues në negociatat midis Izraelit dhe Hamasit, ka lëshuar një deklaratë duke njoftuar atë që e quajti “një marrëveshje për një pauzë humanitare”.

Në përputhje me njoftimet e mëparshme si nga Hamasi ashtu edhe nga qeveria izraelite, deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit tha se pauza e luftimeve do të zgjasë katër ditë, me mundësinë e zgjatjes së saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në këtë kontekst, tha se fillimi i pauzës do të shpallej brenda 24 orëve.

Deklarata nuk ka dhënë një numër se sa palestinezë do të lirohen, por duket se tregon se numri do të rritet sa më gjatë të jetë në fuqi marrëveshja e armëpushimit.

Por çfarë parasheh marrëvshja?

Deklarata konfirmoi se marrëveshja parashikon lirimin e 50 grave dhe fëmijëve civilë të mbajtur aktualisht në Gaza, në këmbim të grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.

Katari theksoi gjithashtu se pauza do të lejojë një “një numër më të madh të autokolonave humanitare dhe ndihmave, duke përfshirë karburantin e caktuar për nevoja humanitare”.

Ndryshe, Izraeli ka hezituar shumë në lejimin e karburantit në Gaza që nga 7 tetori dhe ra dakord vetëm në fundjavë të lejojë dërgesat minimale në objektet e ujërave të zeza dhe sistemet e furnizimit me ujë.

Deklarata shtoi se Katari ishte i përkushtuar ndaj “përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për të ulur tensionet, për të ndalur gjakderdhjen dhe për të mbrojtur civilët”, dhe lavdëroi Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara për ndihmën për të arritur marrëveshjen. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit