ARMËPUSHIM I PËRKOHSHËM NË GAZË
(Lajm i marrë nga rrjeti mediatik Al Xhezira)
Përfundimisht negociatat pesëpalëshe mes Katarit, Egjiptit, Amerikës, Izraelit dhe Hamasit arritën në një marrëveshje armëpushimi katërditore në Rripin e Gazës, me të drejtë shtyrje. Ky armëpushim i përkohshëm dhe hyrja e tij në fuqi do të njoftohen brenda 24 orëve të ardhshme.
Në etapën e saj të parë, marrëveshja përfshin lirimin e 50 pengjeve prej civilëve, fëmijë dhe gra, në këmbim të lirimit të një numri grash dhe fëmijësh të burgosur në burgjet izraelite. Numri i të liruarve do të vijojë të rritet në etapat në vazhdim, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.
Marrëveshja parashikon edhe zgjerimin e lejimit të hyrjes së karvaneve humanitare dhe mjeteve të ndihmës së parë, përfshi këtu edhe lëndët djegëse të nevojshme për qëllime humanitare.
Negociatorët shprehën vlerësimet dhe kënaqësinë e tyre për arritjen e kësaj marrëveshje dhe shprehën gadishmërinë për zgjerimin e saj. Katari shprehu gadishmërinë për përpjekje të mëtejshme diplomatike me qëllim uljen e tensionit në Rripin e Gazës. Nga ana e tij, presidenti amerikan Xho Bajdën deklaroi se kjo marrëveshje do t’u mundësojë riatdhesimin e një numri pengjesh amerikanë dhe se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të reshtin deri në lirimin e të gjithë pengjeve amerikanë.
Lëvizja islamike Hamas deklaroi mëngjesin e ditës së mërkurë (sot) arritjen e një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve. Marrëveshja parashikon lirimin e 50 grave dhe fëmijëve në këmbim të lirimit të një numri të burgosurish në burgjet izraelite.
Qeveria izraelite gjithashtu njoftoi miratimin e kësaj marrëveshje nga ana e saj.
Pikat kryesore të kësaj marrëveshje armëpushimi janë:
- Armëpushim i plotë për një periudhë katërditore.
- Lirimi i 50 grave dhe fëmijëve në këmbim të 150 të burgosurve në burgjet izraelite.
- Hyrja e qindra mauneve humanitare në të gjithë Rripin e Gazës.
- Ndalimi i menjëhershëm i lëvizjes së forcave dhe i xhenios izraelite brenda Rripit të Gazës.
- Ndërprerja e të gjitha formave të sulmeve ushtarake nga të dyja palët.
- Garantimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve brenda Rripit të Gazës.
- Gjatë periudhës së armëpushimit, Izraeli detyrohet të mos kryejë asnjë arrestim të kujtodo qoftë brenda Rripit të Gazës.
- Ndalimi i lëvizjes ajrore në jug të Rripit të Gazës gjatë gjithë periudhës së armëpushimit dhe gjashtë orë në ditë në veri të Gazës.
Nga ana e saj, Hamasi deklaroi që ishte rezistenca palestineze ajo që diktoi kushtet dhe pikat e këtij armëpushimi. Hamasi edhe pse e mbështet këtë marrëveshje, është gjithmonë vigjilente dhe në gadishmëri sulmuese për t’u kundërpërgjigjur në rast se Izraeli nuk i përmbahet pikave të saj dhe se humbjet e mëdha në mjete dhe efektiv ushtarak ishin ato që e detyruan Izraelin të nënshrohej për armëpushimin e arritur.
Hoxhë Florian Leli