0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Stoltenberg në Beograd, i hidhur dhe i ëmbël për Vuçiçin

Më të lexuarat

Kreu i NATO-s kërkon largimin e trupave serbe nga kufiri me Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën se dhuna si ajo në fshatin Banjskë në veri të Kosovës është e papranueshme dhe se autorët duhet të sillen para drejtësisë, si dhe se KFOR-i nuk është agjenci për zbatimin e ligjit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd, Stoltenberg tha se NATO “mirëpret që Serbia është e gatshme të bashkëpunojë në këto përpjekje”.

“Disa anëtarë të NATO-s ishin nën sulm në maj (në përleshjet mes serbëve vendas dhe KFOR-it), në shtator pamë një shpërthim tjetër dhune në Kosovë. Pas asaj dhune (në Banjska), NATO dislokoi edhe 1000 ushtarë dhe armë të rënda në Kosovë. Kjo është rritja më e madhe e kontigjentit të NATO-s në dekadën e fundit dhe tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg, i cili erdhi në Beograd nga Prishtina si pjesë e një turneu në Ballkanin Perëndimor, përshëndeti koordinimin e ngushtë ndërmjet Ushtrisë Serbe dhe KFOR-it, duke thënë se është “e rëndësishme që shkëmbimi në kohë i informacionit të shmangë çdo keqkuptim”.

“U bëj thirrje të gjitha palëve që të ulin tensionet dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i lëvizjeve. I thashë presidentit Vuçiq se akumulimi i forcave të ushtrisë serbe pranë kufirit (me Kosovën) nuk do të kontribuonte në përmirësimin e situatës”, tha Stoltenberg.

Ai ka përsëritur se përkrah formimin e komunitetit të komunave me shumicë serbe, me vlerësimin se ky do të ishte “çelësi për normalizimin e marrëdhënieve”.

“I bëj thirrje Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen në dialog nën patronazhin e Bashkimit Evropian, kjo është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm”, tha Stoltenberg.

Vuçiç tha se “në të ardhmen do të përpiqemi të kemi komunikim sa më të mirë me NATO-n”.

“Ne diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme për më shumë se një orë e gjysmë dhe ajo që tha Stoltenberg dhe ajo që mund të konfirmoj është e rëndësishme për ne, bashkëpunimi me NATO-n dhe KFOR-in, me shpresën se do të sigurojmë sa më shumë siguri për popullin serb në Kosovë”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit