-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza rritet në mbi 13.300

Më të lexuarat

Zyra për media e qeverisë me bazë në Gaza njoftoi se numri i të vrarë përfshin 5.600 fëmijë dhe 3.550 gra

Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në mbi 13.300, transmeton Anadolu.

Zyra për media e qeverisë me bazë në Gaza njoftoi se numri i të vrarë përfshin 5.600 fëmijë dhe 3.550 gra.

Në numrin e viktimave gjithashtu përfshihet një staf mjekësor prej 201 personash, 22 anëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe mbrojtjes civile dhe 60 gazetarë.

Që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës.

Gjithashtu mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht nga sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar.

Ndërkohë, numri zyrtar i vdekjeve izraelite është rreth 1.200.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit