1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kryqi në Kodrën e Diellit/ A është provokim? (VIDEO)

Më të lexuarat

Gazetari: “Jemi në Kodrën e Diellit, dhe këtu prapa meje shihet kryqi 15 metra i lartë i cili është vendosur ditë më parë . Ky kryq ka ngjallur shumë reagime tek qytetarët ku më pas kanë reaguar të gjithë partitë politike shqiptare. Sipas informacioneve të fundit ky kryq nuk ka leje për vendosjen dhe aturoitetet komunale ia hedhin fajin qeverise”

Pas reagiemve të shumta të qytetarët dhe parittë politike, dje u mbajt edhe një seancë e jashtëzakonshme ku kishte përplasje mes BDI-së dhe BESES. Të dy palët akuzuan njëra tjetrën. Duhet theksuar se në Kodrën e Diellit çdo ndërtim që ndërohet duhet të ketë leje nga komuna e Tetovës, pasi Kodra e Diellit është në kopetencë të Komunës së Tetovës sa i përket ndërtimeve. Të gjitha lejet e ndërtimit, vikendshtpiza, Hotele, Xhamia dhe së fundmi Kryqi duhet të kenë leje nga komuna e Tetovës. Deri tash është përfolur se ky kryq do të largohet, por pritet të shihet nëse Insektorati i Komunës do të largojë apo do të ndeshet me një bllokad nga Kisha dhe partitë maqedonase veçanërisht nga partneri i BESËS VMRO-ja. Nëpër rrjetet sociale kanë vërshuar edhe qytetarët të cilët me komente dhe status kanë treguar mendimet e tyre në lidhje me situatën e krijuar. E deri sa të ketë mendime ndryshme dhe të hedhet faji nga njëra anë në tjetrëtn nuk dihet se si do të përfundojë kjo nisme, Do të qëndrojë Kryqi apo do të largohet. Vlen të theksohet se në Kodrën e Diellit ka një Kishë dhe një Xhami.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit