“Vareni Hamasin ose gjunjëzojeni, do të fitoni favorin e Amerikës dhe më pas do të jeni të sigurt.
Varni dhe eliminoni Hamasin, sepse ai është një problem në rajon dhe liderët e tij nuk e kuptojnë realitetin dhe nuk duan të jetojnë në paqe.
Hidhe Hamasin në gropë dhe kujdesu që të mos dalë si më parë, që të të dhemb koka. Ata janë njerëz që jetojnë në iluzionet e së kaluarës dhe imagjinojnë – ndërsa jetojnë nën tokë – se do të mposhtin superfuqitë, ushtritë e fuqishme dhe armët e fuqishme.
Sulmi i Hamasit më 7 tetor është arsyeja e asaj që po ndodh. Nuk është faji i qytetarëve të Gazës, të cilët e duan jetën dhe kanë të drejtë të jetojnë si njerëzit e tjerë në paqe dhe siguri. Në fund, ata në mënyrë të pashmangshme do të refuzojnë Hamasin dhe organizatat e ngjashme dhe nuk do t’u besojnë më atyre, duke dashur të shpëtojnë veten dhe të jetojnë normalisht.”
Zëra të tillë vinin nga goja e hipokritëve dhe atyre që kanë zemra të sëmura dhe është e pritshme që këto zëra të rriten sa më gjatë të zgjasë lufta.
Për ata që kanë zemër dhe mendje
Përpiqem, ndërsa shkruaj këtë, të mbaj zemërimin tim me atomet e fundit të butësisë që kanë mbetur në mua dhe të bëj hapur pyetje që përmbajnë përgjigje të qarta për ata me zemër dhe mendje, si dhe për masat e zakonshme që mund të mashtrohen nga deklarata të ngjashme të rreme, ndërsa të prekur nga dhimbja e skenave nga Gaza, të cilat do t’i bënin flokët gri edhe tek fëmijët.
I kujtoj të gjithëve se Hamasi u themelua në vitin 1987 dhe prandaj pyes:
A ishte Hamasi shkaku i mbajtjes së Konferencës Botërore Sioniste në Bazel në vitin 1897, e cila u thirr nga Theodor Herzl?!
A ishte Hamasi shkaku i marrëveshjes “Sykes-Picot” të vitit 1916 për ndarjen e rajonit?!
A ishte Hamasi arsyeja e Deklaratës së Balfourit në vitin 1917 për krijimin e një shteti hebre-sionist në tokën palestineze?!
A ishte Hamasi shkaku i Mandatit (pushtimit) Britanik të Palestinës në vitin 1920, dhe më pas i shfuqizimit të tij për të shpallur themelimin e Izraelit në maj të vitit 1948, dhe humbjen poshtëruese të ushtrive arabe?!
A ishte Hamasi shkaku i fatkeqësisë së madhe dhe tentativës sioniste për të zbrazur Palestinën nga populli i saj?! A është kjo ajo që ka shtyrë ish-deputetin e Knesset-it, Yeshayahu Ben Porat të thotë: “Nuk ka shtet hebre pa evakuimin e arabëve nga Palestina dhe konfiskimin e tokës së tyre”?!
A i ka nxitur Hamasi të thonë: “Toka pa popull për popull pa tokë”?!
A ekzistonte Hamasi dhe a bëri diçka që provokoi sionistët, kështu që ata kryen një masakër në Deir Yassin, në perëndim të Jerusalemit, në prill 1948 nga grupet sioniste Irgun dhe Stern, duke gjymtuar trupat duke prerë veshët dhe prerë stomakun, të udhëhequr nga Menachem Begin i cili më vonë ndau Çmimin Nobel për Paqe me Enver Sadatin për përpjekjet e tij? I pari mori çmim për tirani, krime, derdhje gjaku të pafajshëm dhe copëtim të kufomave të palestinezëve të vrarë dhe i dyti për normalizimin e marrëdhënieve me të?!
A ishte i pranishëm Hamasi dhe provokoi entitetin sionist, ndaj në qershor të vitit 1967 sulmoi Egjiptin dhe pushtoi Sinain dhe qytetet në brigjet e Kanalit të Suezit?! A ishte Hamasi ai që bëri që entiteti sionist të pushtojë lartësitë siriane të Golanit edhe sot e kësaj dite?!
A ekzistonte Hamasi dhe a e provokoi entitetin sionist për të kryer masakrën e “Bahr al-Baqar” në Egjipt në vitin 1970, kur avionët “Phantom” bombarduan një shkollë për fëmijë në fshatin Bahr al-Baqar, duke vrarë 30 fëmijë dhe duke plagosur 50 të tjerët, apo këta ishin fëmijët e udhëheqësve të Hamasit?!
A ka ekzistuar Hamasi dhe ka provokuar entitetin sionist që të djegë xhaminë Al-Aksa më 21 gusht 1969?!
A e detyroi Hamasi entitetin sionist të quajtur “Izrael” të pushtonte Libanin jugor në vitin 1978 dhe të krijonte milicitë e Saad Haddad dhe më pas Antoine Lahad?! A u detyrua nga Hamasi të pushtonte Bejrutin në vitin 1982 para se të tërhiqej dhe të qëndronte në jug deri në vitin 2000, duke vazhduar më pas pushtimin e Fermave Shebaa deri më sot?!
A ekzistonte Hamasi dhe a ishte kjo arsyeja e gërmimeve sioniste nën xhaminë Al-Aksa që nga viti 1967 në kërkim të “tempullit” të supozuar dhe përpjekjeve për të rrënuar xhaminë Al-Aksa, megjithëse arkeologët hebrenj që bënë gërmimet thanë se ideja për tempullin ishte miti më i zakonshëm?!
A i detyroi Hamasi, i cili ndodhet në Gaza, sionistët të ndajnë kohën dhe hapësirën e xhamisë Al-Aksa dhe tufat e kolonëve hebrenj të hyjnë në xhami dhe të shkelin kokat e grave palestineze me këpucët e tyre?!
A është Hamasi arsyeja e ndërtimit të vendbanimeve sioniste rreth Gazës dhe qyteteve të tjera palestineze?!
Nëse Hamasi është shkaku i asaj që po ndodh në Gaza, atëherë kush është shkaku i asaj që po ndodh në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe qytete të tjera palestineze?!
Nëse Hamasi është arsyeja e rezistencës, atëherë ç’të themi për ata që ulën armët dhe bënë marrëveshje paqeje apo iu dorëzuan entitetit pushtues sionist?! Sionistët ua kthyen tokën e konfiskuar, ruajtën nderin dhe u dhanë siguri?!
Dhe nëse Hamasi gaboi në vlerësimin e tij dhe hyri në një betejë të pabarabartë, që kur lëvizjet e rezistencës hynë në beteja të barabarta?! A ishin forcat e rezistencës vietnameze të barabarta me forcat amerikane, ndaj i dëbuan nga vendi i tyre të mundur dhe të poshtëruar?!
Po
Shkroi: Adil Rashiid / Përktheu dhe përshtati: Abdusamed Nasuf Bushatlić