4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vesel Lekaj: Kriptokristian dhe anti-islamist patologjik: 7 vite më parë kishte rrënuar themelet e xhamisë në një fshat të Deçanit me dhunën e armëve

Më të lexuarat

Vesel Lekaj është një nga themeluesit e të ashtuquajturës Lëvizje anti-islame, e fshehur më pas si Lëvizje për braktijsen e fesë Islame. Veseli me shokë duket se fshehjen e të vërtetës e kanë metodën e vetme të mbijetesës dhe punës. Veseli me atë deklarimin e braktisjes së fesë ka lënë të supozohet se ai ishte musliman ndonjëherë dhe thuajse tashmë ka vendosur ta braktis fenë Islame. Ai me shokët asnjëherë nuk kanë qenë musliman, Veseli duket të ketë qenë një kriptokristian që ka fshehur kristianizmin e tij dhe sipas interesave ka shëtitur mes feve, mes ateizmit komunist dhe kristianizmit. Por ai urrejtjen ndaj Islamit dhe veprimet anti-islame i ka prej kohës.

7 vite më parë në fshatin e tij të lindjes në Lumbardh të Deçanit filloj ndërtimi i xhamisë së fshatit, ky fshat dhe disa fshatra përreth nuk kishin xhami edhe pse kishin shumë nevojë. Ky fshat kishte hoxhë edhe pse xhamia mungonte, hoxha nga ky fshat ishte sekretar i Bashkësisë Islame në Deçan. Kërkesës së banorëve të fshatit për Xhami i ishin përgjigjur pozitivisht BIK-u, Këshilli Lokal i BIK-ut në Deçan, Komuna dhe vet hoxha i fshatit.

Por përkundër që e kishte bashkëfshatar, Vesel Lekaj me familjarë dhe kushërinj të tij i ndaluan dhunshëm punimet e xhamisë. Bashkësia Islame kishte marrë leje për ndërtimin e saj nga Asambleja Komunale e Deçanit dhe 100 anëtarë të fshatit kishin bërë kërkesë dhe ishin pajtuar për të ndërtuar xhaminë. Por përkundër këtyre grupi i prirë nga Vesel Lekaj kishin rrënuar themelet e xhamisë së nisur dhe kishin kërcënuar me armë kallashnikovë shumicën e bashkëfshatarëve të vet që ishin pro ndërtimit të xhamisë. Ky grup i vogël synonin vetëm të qonin dëm banorët e fshatit duke i shpjerë ata në vëlla-vrasje. Ishte urtia, fisnikëria dhe ruajtja e interesit të përgjithshëm si kulturë karalterizuese e gjithmonshme e besimtarëve musliman dhe e Bashkësisë Islame ajo që e shmangu më të keqen, të nxitur e të provokuar skajshmërisht nga të ligët.

Sot e asaj dite, fshati Lumbardh ka mbetur pa xhami. Ky lloj i njerzve tregon se çfarë është në gjendje të bëj po të ketë pushtet.

Penguesit e më pas rrënuesit të vetmin arsyetim e kishin se nuk i njohim donatorët e xhamisë. Donator i Xhamisë ishte Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam me seli në Tiranë, ku themelues dhe drejtues është vetë Ramiz Zekaj, nga Zekajt e Mulla nga Zekë Berdynës. Por edhe kjo ishte e pamjaftueshme, besimtarët, Bashkësia Islame dhe bashkëfshatarët u tërhoqën për të shmangur gjakderdhjen. Institucionet nuk garantuan sigurinë e ndërtimit.

Por nga penguesi i ushtrimit të së drejtes së adhurimeve për shumicën e bashkëfshatarëve të vet musliman, dhe rrënues i themeleve të xhamisë, Veseli, 7 vite më pas në vend të pendimit dhe reflektimit merr hapin e radhës për t’i ndërhyrë në besimin personal njerëzve për t’i larguar nga besimi i tyre dhe për ta luftuar besimin e besimtarëve musliman kudo në Kosovë.

Vesel Lekaj, jeton dhe punon me komunitetin katolil të arbëreshëve të Zarës së Kroacisë. Në Kosovë si duket vije vetëm për përpjekje anti-islame. Siç duket, komunitetet katolike brenda dhe jashtë vendit, të nxitura edhe nga qarqe të jashtme, janë vatra të nxitjes së urrejtjes fetare. Ipeshkvia e Kosovës ende nuk ka dalur me asnjë deklaratë për të dënuar këto veprime të nxitjes së urrejtjes, cënimit të lirisë së besimit dhe provokimit të përplasjeve vëllazërore. Por si duket edhe ata janë në një vijë. Marin Sopi nga Kisha Politike e Propagandistike e Llapushnikut e ka përkrahur vazhdimisht këtë grup, madje edhe i ka paralajmëruar këto veprime me shumë nga miqtë e tij që janë pjesë e këtij grupimi.

Më poshtë mund të gjeni disa foto të anëtarëve të grupit të cilët në Deçan erdhën të shtyrë nga Kisha e Llapushnikut…

Një Kishë në Banjskë ditë më herët ishte pikënisja e një grupi terrorist për të dëmtuar Kosovë…një Kishë politike në Llapushnik është pikënisja e dytë e një grupi tjetër të cilët qëllimet i kanë të njëjta për ta dëmtuar Kosovën por rrugët mund të duken të ndryshme…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit