Demonstruesit, të ulur para derës, kërkuan ndalimin e menjëhershëm të konfliktit në Gaza
Policia e Kapitolit në ShBA arrestoi aktivistë hebrenj sot jashtë zyrës së senatorit Bernie Sanders, të cilët kërkonin armëpushim në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Demonstruesit, të ulur para derës, kërkuan ndalimin e menjëhershëm të konfliktit në Gaza.
“Policia e Kapitolit po arreston hebrenj amerikanë dhe aleatë jashtë zyrës së Bernie Sandersit. Mijëra janë tashmë të vdekur dhe zyrtarët izraelitë po flasin për rrafshimin e Gazës dhe për dëbimin e palestinezëve në shkretëtirë, duke sakrifikuar pengjet izraelite në këtë proces”, shkroi grupi hebre amerikan “IfNotNow” në rrjetin social “X”.
Pamjet e shpërndara tregojnë një oficer policie të Kapitolit duke u vënë prangat demonstruesve, ndërsa të tjerë ishin ulur dhe brohoritnin: “Armëpushim tani”.
Ata mbanin gjithashtu pankarta ku shkruhej: “Lëreni Gazin” dhe “Lironi pengjet”.