0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

ATA QË JANË TË PADREJTË DHE QË BËJNË SHKATËRRIME NË TOKË,NË BOTËN TJETËR NUK DO TË KENË ATË QË ALLAHU E KA PËRGATITUR PËR BESIMTARËT E DEVOTSHËM

Më të lexuarat

”Botën tjetër (Xhenetin) Ne do t’ua japim atyre që nuk e duan mendjemadhësinë e as të këqijat në tokë.”
Surja Kasas 83

Ahireti është bota tjetër dhe shpërblimi i madh që Zoti ka premtuar në të dhe për të cilin na ka njoftuar mes profetëve dhe shpalljeve.

Ai na ka njoftuar se në ahiret ka mbledhur çdo mirësi e bukuri dhe ka larguar prej atje çdo ligësi e lodhje.

Ai na njofton se atë vend të bukur do ta bëjë vendqëndrim të përhershëm për një kategori njerëzish:

“Ne do t’ua japim atyre që nuk e duan mendjemadhësinë e të këqijat në tokë.”

Vëreni me kujdes❗️

Allahu i Madhëruar thotë se ata as që nuk e dëshirojnë padrejtësinë e mendjemadhësinë, e jo më ta kryejnë.

Dëshirat, synimet, qëllimet dhe planet e tyre janë të lidhura ngushtë me Allahun, me drejtësinë e bamirësinë.

Jo vetëm që nuk e duan padrejtësinë, arrogancën e tiraninë ndër njerëz, por synojnë mirësinë, modestinë, rregullimin dhe mirësinë për robërit e Zotit.
Ata duan të vërtetën dhe janë të nënshtruar të punojnë sipas saj dhe për të.

Ata synojnë ahiretin dhe i sheh gjthmonë të sillen me modesti e mirësjellje me robërit e Zotit. Ata i janë nënshtruar të vërtetës dhe bëjnë vetëm punë të mira.

Tefsiri i Sadit “Zoti e mëshiroftë”!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit