-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Gjermania mbështet përpjekjet ndërmjetësuese të Türkiyes, Egjiptit dhe Katarit në konfliktin izraelito-palestinez

Më të lexuarat

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbështetur përpjekjet ndërmjetësuese të Türkiyes, Egjiptit dhe Katarit në konfliktin midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, transmeton Anadolu.

“Të tre vendet mund të luajnë rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin dhe de-përshkallëzimin e situatës aktuale”, tha Scholz në një deklaratë të qeverisë në Parlament, pas përshkallëzimit të luftës midis Hamasit dhe Izraelit.

Scholz theksoi se është në kontakt të ngushtë me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, i cili sipas kancelarit gjerman, ka kanale të mira komunikimi me Gazën.

Kancelari gjerman tha se më vonë gjatë ditës do të bisedojë edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan. Ai shtoi se Katari po ashtu ka rol të rëndësishëm si ndërmjetës.

Më tej, Scholz tha se ai do t’u thoshte kritikëve të kontakteve të tilla se “do të ishte e papërgjegjshme të mos përdoreshin të gjitha kontaktet që mund të ndihmojnë në këtë situatë dramatike”.

“Ne po bëjmë këtë në koordinim të ngushtë me Izraelin dhe për ata që u rrëmbyen nga Hamasi”, tha ai. Opozita më e madhe gjermane, Unioni Kristian Demokrat ka kritikuar takimin e planifikuar midis kancelarit Scholz dhe emirit të Katarit.

Scholz tha se javën e ardhshme do të presë edhe mbretin jordanez, Abdullah II, i cili sipas tij, luan rol të veçantë në marrëdhëniet izraelito-palestineze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit