5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Erdoğan: Türkiye nuk arsyeton asnjë veprim kundër civilëve ose asnjë sulm që ka në shënjestër vendbanimet civile

Më të lexuarat

Presidenti Erdoğan tha se sulmet jo-proporcionale dhe të pabaza të Izraelit ndaj Gazës mund ta shtynë atë në një pozitë të papritur, të padëshiruar në syrin e publikut global

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Türkiye nuk arsyeton asnjë veprim kundër civilëve ose asnjë sulm që ka në shënjestër vendbanimet civile”, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan tha se sulmet jo-proporcionale dhe të pabaza të Izraelit ndaj Gazës mund ta shtynë atë në një pozitë të papritur, të padëshiruar në syrin e publikut global.

“Konflikti i kryer duke përdorur të gjitha metodat e turpshme nuk është luftë, por masakër”, u shpreh ai.

“Türkiye nuk dëshiron të vdesin më shumë fëmijë, civilë ose të pafajshëm, nuk dëshiron gjakderdhje në Gaza, Izrael, Siri apo Ukrainë”, shtoi ai.

Presidenti turk tha se Türkiye është e gatshme të bëjë gjithçka që mundet, duke përfshirë “ndërmjetësim dhe gjykim të drejtë për të nxjerrë rajonin nga kjo vorbull”.

“Gjithkush duhet të qëndrojë larg vendimeve impulsive që synojnë të ndëshkojnë popullin palestinez, siç është ndërprerja e ndihmës humanitare”, theksoi Erdoğan.

Ai tha se Türkiye asnjëherë nuk dëshiron që Izraeli, Palestina ose rajoni të zhyten në një rreth vicioz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit