14.7 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Presidenti izraelit, Herzog: Izraeli po kalon një periudhë të vështirë

Më të lexuarat

“Izraeli po kalon një periudhë të vështirë”, tha Herzog i cili u bëri thirrje izraelitëve që të dëgjojnë udhëzimet e forcave të ushtrisë dhe të tregojnë besim dhe qetësi reciproke

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog tha se Izraeli po kalon një periudhë të vështirë, transmeton Anadolu.

Herzog dha një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale X pas sulmeve që kanë filluar kundër Izraelit nga Rripi i Gazës nën bllokadë.

“Izraeli po kalon një periudhë të vështirë”, tha Herzog i cili u bëri thirrje izraelitëve që të dëgjojnë udhëzimet e forcave të ushtrisë dhe të tregojnë besim dhe qetësi reciproke.

Poashtu edhe Ministria e Jashtme izraelite dha një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale X.

Në deklaratën e saj ministria theksoi se “Janë nën sulm nga një operacion infiltrues i Hamasit dhe se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur veten e tyre”.

Kryeministria e Izraelit njoftoi se do të mbledhë Kabinetin e Sigurisë në Tel Aviv në orën 13:00 sipas kohës lokale.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit