1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Një mendje e pasëmurë serbe, kallëzim kundër Radoiçiçit: Pse është terrorist…

Më të lexuarat

Avokati në Beograd që denoncon Vuçiçin: Si dikur Millosheviçi!

Avokati serb Čedomir Stojkoviç ka ngritur një kallëzim penal për terrorizëm kundër Milan Radoiçiç, organizator i një organizate paraushtarake që mori pjesë në konfliktin e armatosur në fshatin Banjska të Kosovës, dhe së paku 30 persona të tjerë të panjohur në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

Në konferencën për shtyp pas paraqitjes së kallëzimit penal, ai theksoi se nuk ka dyshim se organizata paramilitare është e armatosur me një sasi të madhe të armëve ilegale, të cilat normalisht vetëm ushtria serbe mund t’i posedojë. Ndaj sipas ligjeve të Serbisë, është një rganizatë terroriste.

Stojkoviç vlerësoi se nuk ka dyshim se një kolonë me më shumë se 20 automjete të mbushura me armë s’mund të kalojë “çdo kufi, konkretisht Zonën e Sigurisë Tokësore” pa lejen e autoriteteve në Serbi.

Stojkoviç pyeti se çfarë do të ndodhte nëse, për shkak të pasivitetit dhe inercisë së Serbisë, e cila refuzon ta arrestojë atë organizatë paramilitare, disa grupe të tjera minoritare në Serbi fillojnë të armatosen me të njëjtin parim, “dhe të deklarojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç po kryen terror kundër boshnjakët në Sanxhak, mbi shqiptarët në Luginën e Preshevës, mbi hungarezët në Vojvodinë apo mbi serbët në Beograd?”.

Ai vlerësoi se koha e formacioneve ushtarake paraushtarake vdiq me ish-presidentin e Serbisë dhe Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç dhe theksoi se ajo kohë nuk guxon të kthehet.

Stojkoviç vlerësoi se me lirimin e Radoiçiçit, Aleksandar Vuçiç, i cili kontrollon dhe ka ndikim të rëndësishëm në gjyqësorin në Serbi, ia futi gishtin në sy gjithë komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo që po ndodh tani është e njëjtë me atë që ndodhi në Serbi dhe Jugosllavi në fillim të viteve nëntëdhjetë. Beogradi edhe atëherë ka formuar grupe paraushtarake dhe njërin prej tyre e ka formuar Vojisllav Sheshelj, babai politik i Aleksandër Vuçiçit. Dhe Ne e dimë se ku u testua në fillim ajo metodë, pikërisht në Bosnje”, përfundoi Stojkoviç. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit