1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

BE: Policia Kosovës ka mandat për të hetuar sulmin në Banjskë – presim që Serbia të bashkëpunojë pa kushte

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian ka deklaruar se Policia e Kosovës ka mandat për të hetuar sulmin që i është bërë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Kështu u shpreh zëdhënësi i BE-së, Peter Stano para gazetarëve.

“Kjo ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe natyrisht që hetimet janë në kompetencë të Policisë së Kosovës me të cilët ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me ta. Policia e Kosovës është në kontakt të ngushtë me misionin tonë, EULEX” ka thënë ai.

Stano shtoi se Serbia gjithashtu e ka për obligim që të bashkëpunoj pa kushte.

“BE-ja ka qenë shumë e qartë, se është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, që ta ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur, dhe në bazë të tyre të marrin vendime vendet anëtare, përfshirë edhe ndonjë masë të mundshme ndaj Serbisë. Dhe në këto rrethana ne presim një bashkëpunim të plotë dhe pa kushte nga ana e Serbisë”, tha Stano.

I pyetur rreth deklaratave të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq i cili pranoi se ka qenë pjesëmarrës në sulmin në Banjskë, Stano tha se “të gjitha faktet duhet të verifikohen”

“E kemi parë se çfarë ka thënë Radojçiq. Të gjitha faktet duhet të verifikohen dhe të zbardhen. Presim bashkëpunim të plotë nga Serbia. Ne nuk e bëjmë angazhimin tonë përmes mediave, por përmes kanaleve tona“, u shpreh ai.

Stano është përgjigjur edhe për deklaratat e Beogradit sa i përket misionit të BE-së në Kosovë, EULEX, për të cilët u tha se nuk është lejuar të marrë pjesë hetime.

Ai ka thënë se “EULEX-i nuk ka nevojë për zëdhënës që flet në emër të këtij misioni nga ana tjetër, por e ka zyrën e vet për këtë”.

Zëdhënësi i BE-së, shtoi se secilën ditë dalin dëshmi të reja dhe se po presin rezultate përfundimtare që i sqarojnë të gjitha rrethanat e sulmit terrorist.

“BE ka thënë qartë se jemi gati të vendosim masa edhe ndaj Serbisë, nëse vendet anëtare vlerësojnë se kanë dëshmi të mjaftueshme“, ka thënë Stano.

Stano, ka potencuar se për ta vazhdon të jetë e rëndësishme vetëm stabilizimi i situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Prioriteti i parë jo vetëm për ne, por për të gjithë është deeskalimi i situatës dhe stabilizimi i situatës. Në jemi në kontakt të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar zëdhënësi i BE-së. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit