-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rama shpjegon qëndrimin kundër BE-së: I kërkuam të dënojë vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një konferencë për shtyp, shpjegoi pse Shqipëria nuk u linjëzua me deklaratën e Bashkimit Evropian që i trajtonte njësoj Kosovën dhe Serbinë.

“Për herë të parë, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të Bashkimit Evropian. Ky fakt ka shkaktuar pështjellim kur ia kemi dërguar Brukselit faktin që deklarata duhet të reflektonte edhe zhvillimet dramatike të ditëve të fundit: vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës dhe shpalljen e ditës së zisë në Beograd për të vrarët”, tha Rama.

“Miqtë në Bruksel na shpjeguan se nuk ishte e mundur diçka e tillë, pasi deklarata ishte qëndrimi publik i datës 20 shtator nga Joseph Borrell pas takimit të dështuar të 14 shtatorit, mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi përgjigjur që nuk kemi rezervë ndaj deklaratës së BE-së, me kërkesat ndaj Serbisë dhe Kosovës, por kemi theksuar domosdoshmërinë, sipas nesh, që publikimi i kësaj deklarate duhej të bëhej njëkohësisht apo të pasohej nga një deklaratë e dytë mbi zhvillimet e patolerueshme që përmenda. Na u tha se momentalisht kjo nuk është e mundur dhe se Shqipërisë i kërkohej linjëzimi. Përgjigjja jonë ishte negative dhe qëndrimi ynë nuk është pritur mirë nga Brukseli. Ne jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim për veprimet dhe mosveprimet e Serbisë”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se është i shqetësuar për situatën “me rrezikshmëri të lartë në veri”.

“Nuk kam dalë për këtë, por për të shprehur shqetësimin për rrezikshmërinë e lartë në veri të Kosovës. Serbia zgjodhi nderimin për të vrarët nga forcat speciale të Kosovës. Atëherë, çfarë hetimi pret BE? Nga kush? Nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë? Këtë nuk e ka thënë zëdhënësi i BE-së dhe nuk besoj se do ta pranonte hetimin e Kosovës, përderisa edhe Kosova është palë në këtë ngjarje. Ne kërkojmë dënimin pa ekuivok të vrasjes së një efektivi të Policisë së Kosovës nga një grup kriminal dhe dënimin i aktit të nderimit në Serbi të disa kriminelëve, të cilët u shfaqën në Banjskë për të demonstrim force të paligjshme me armë të rënda. Çdo hetim i mundshëm, nuk i ndryshon dot këto fakte sa të thjeshta, aq edhe të mjaftueshme për t’u kundërshtuar si fakte. Udhëheqja e Kosovës i ka kusuret e veta në procesin e dialogut me Serbinë, por asnjë nga ato kusure nuk e relativizon dot peshën e jashtëzakonshme të këtyre zhvillimeve të rënda, të cilat nuk krahasohen me asgjë të keqe të ndodhur mes Kosovës dhe Serbisë që nga viti 1999”, sqaroi Rama. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit