-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vrasja e policit në veri, Konjufca kërkon reagim nga BE dhe SHBA

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku një polic është vrarë.

Konjufca thotë sulmet terroriste dhe kriminale të strukturave kriminale janë të drejtuara nga Serbia.

“Ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve tona për rend dhe ligj dhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë të vendit tonë. Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës”, thotë Konjufca.

Kryetari i Kuvendit ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur shërim sa më të shpejtë. Autorët e këtij krimi, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq i ftoj institucionet e drejtësisë të veprojnë menjëherë”, shton ai.

Ndryshe, një polic është vrarë mëngjesin e sotëm në Leposaviq gjatë ndërhyrjes së një bllokade që kishin krijuar serbët.

“Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, njoftoi Policia. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit