3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pamjet me dron zbulojnë përmasat e katastrofës së përmbytjeve në Libi

Më të lexuarat

Në qytet po vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit, ndërsa nga shumë vende, përfshirë Türkiyen, kanë arritur ekipe të ndihmës

Në shumë pika të qytetit Derna, më të goditurin në Libi nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia “Daniel” më 10 shtator, shihen gjurmët e dhimbshme që ka lënë mbrapa fatkeqësia, raporton Anadolu.

Stuhia, e cila përfshiu Mesdheun Qendror, shkaktoi fatkeqësi në shumë vendbanime, veçanërisht në Derna.

Në qytet po vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit, ndërsa nga shumë vende, përfshirë Türkiyen, kanë arritur ekipe të ndihmës.

Fotografitë dhe pamjet e xhiruara me dron tregojnë se shumë pjesë të Dernas janë kthyer në grumbull mbeturinash.

Ndërsa shtëpitë dhe automjete janë shndërruar në rrënoja nga digat e shembura gjatë stuhisë, mijëra njerëz kanë humbur jetën.

Siç mund të shihet, disa automjete madje kanë përfunduar në katet e sipërme të shtëpive, kurse po ashtu shumë ushqime janë bërë të papërdorshme nga hyrja e ujit në markete.

Me largimin e pothuajse gjithë popullsisë civile nga qyteti, Derna ka filluar t’i ngjajë një qyteti fantazmë.

Më herët gjatë ditës, Zyra e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA) tha se të paktën 11.300 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 10.000 të tjerë mbeten ende të zhdukur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Derna.

Derna u godit më së shumti përmbytjet vdekjeprurëse që ndodhën pasi digat e qytetit shpërthyen, duke rrëmbyer shtëpi dhe njerëz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit