-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Një grua u nxor e gjallë nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit në Marok

Më të lexuarat

Tërmeti i 8 shtatorit mori afro 3.000 jetë dhe la mijëra të tjerë të plagosur

Një grua u nxor e gjallë nga rrënojat 6 ditë pasi tërmetit shkatërrues që goditi Marokun dhe shkaktoi dëme të mëdha në zonat e banuara, njoftuan sot ekipet e kërkimit dhe shpëtimit, raporton Anadolu.

Burimet lokale thanë për Anadolu se gruaja u shpëtua dhe u nxor nga rrënojat nga një ndërtesë në fshatin Tizi-n-Test, në provincën Taroudant, në Marokun qendror.

E mbijetuara u dërgua në një spital ushtarak fushor 60 kilometra larg me ambulancë.

Tërmeti, i cili ndodhi më 8 shtator me epiqendër në El-Huz, një rajon i lidhur me qytetin e Marakeshit, rezultoi në dëme të konsiderueshme që u ndien jo vetëm në kryeqytetin Rabat, por edhe në qytete si Casablanca, Meknes, Agadir dhe Fes.

Tërmeti mori rreth 3.000 jetë dhe la mijëra të tjerë të plagosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit