-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Arabia Saudite krijon urë ajrore për të dërguar ndihma për Marokun e goditur nga tërmeti

Më të lexuarat

Ekipet saudite të kërkimit-shpëtimit do të marrin pjesë në ndihma dhe aktivitete humanitare

Arabia Saudite ka vendosur të krijojë një urë ajrore për t’i ofruar ndihmë Marokut pas tërmetit vdekjeprurës të së premtes, i cili la më shumë se 2.100 njerëz të vdekur, transmeton Anadolu.

Mbreti Salman bin Abdulaziz dhe princi i kurorës Mohamed bin Salman urdhëruan Qendrën e Ndihmës Humanitare dhe Lehtësimit të Mbretit Salman të “krijojë një urë ajrore përmes së cilës do të ofrohen ndihma të ndryshme me qëllim të zbutjes së efekteve të tërmetit për popullin vëlla maroken”, raportoi të dielën vonë Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).

Riadi do të dërgojë gjithashtu një ekuipazh kërkimi dhe shpëtimi për të marrë pjesë në aktivitetet e ndihmave dhe humanitare për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti, sipas Abdullah al-Rabeeah, mbikëqyrësi i përgjithshëm i Qendrës së Ndihmës Humanitare dhe Lehtësimit të Mbretit Salman.

Vende të ndryshme arabe kanë dërguar ndihmë në Marok, duke përfshirë Omanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Bahreinin.

Të paktën 2.122 njerëz humbën jetën dhe 2.421 të tjerë u lënduan pasi një tërmet me magnitudë 7 goditi Marokun të premten vonë, sipas Ministrisë së Brendshme.

Tërmeti ishte më i forti që goditi vendin e Afrikës së Veriut në njëqind vjet, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit