Numri më i ri i revistës “Dituria Islame” u prit mjaftë mirë nga qytetarë e përfaqësues të bizneseve në komunën e Vushtrrisë.
Aktivistja Mihana Goga-Bekteshi e shoqëruar nga mualimet Enisa Lura-Segashi dhe Mirushë Sadriu i njoftuan ata për përmbajtjen e numrit të fundit, duke theksuar njëkohësisht që në këtë revistë lexuesit çdo muaj mund të përfitojnë nga artikuj fetar, shkencor e kulturor.
Ato u shprehen të kënaqura me interesimin që kishin qytetarët për ta pasur në duar këtë revistë.
Lexuesit në mbarë vendin gjithashtu mund ta gjejnë lehtësisht revistën në Këshillat e Bashkësisë Islame, e poashtu edhe në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë.
Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.