1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund

Më të lexuarat

Prishtinë, më 7 shtator 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi ambasadorit mirëseardhje në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe e uroi atë për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai më pas e njohu atë me historikun, organizimin, funksionimin dhe sfidat e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke vënë në pah kështu kontributin e këtij institucioni në të gjitha fazat në të cilat ka kaluar vendi ynë. Ai tha se BIK-u mbetet e përkushtuar për një mirëqenie për të gjithë qytetarët pa dallim. “Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar për një mirëqenie të mirë për të gjithë pa dallim. Toleranca ndërfetare në vend mbetet synim yni, për çka ne kemi bërë gjithnjë më të mirën e mundshme për ta ruajtur dhe për ta kultivuar atë” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij, ambasadori z.Westerlund, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen, si dhe vlerësoi lart punën dhe angazhimin e Myftiut Tërnava por edhe të Bashkësisë Islame të Kosovës që në vend të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërmjet gjithë qytetarëve pa dallime. Ai tha se Qeveria e Suedisë dhe populli i saj, dënojnë ashpër djegien e Kuranit, duke e cilësuar atë si një akt të shëmtuar, i cili kontribuon në prishjen e rendit dhe harmonisë ndërfetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit