2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

FJALA E MIRË ,JA SI E KRAHASON ALLAHU FJALËN E MIRË…

Më të lexuarat

”Allahu u jep njerëzve shembuj, me qëllim që ata të mendojnë.”

{ أَلَمۡ تَرَ كَیۡفَ ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلࣰا كَلِمَةࣰ طَیِّبَةࣰ كَشَجَرَةࣲ طَیِّبَةٍ أَصۡلُهَا ثَابِتࣱ وَفَرۡعُهَا فِی ٱلسَّمَاۤءِ }
Surja Ibrahim: 24

Një fjalë e mirë është si një pemë e mirë, rrënjët e së cilës janë të thella dhe degët e saj ngjiten deri në qiell. Me vullnetin e Zotit, ajo i jep frutat e saj në çdo kohë.”

Ajo i jep frytet e saj në çdo kohë, me lejen e Zotit. Kështu është pema e imanit: rrënjët e saj janë thellë në zemër, dhe këto rrënjë janë DITURIA dhe BESIMI i patundur.

Ndërsa degët e kësaj peme janë fjalët e mira, punët e mbara dhe të dobishme, #morali dhe virtytet, #edukata dhe #sjellja e mirë etj.

Këto degë ngjiten lart në qiell. Po kështu, veprat dhe fjalët e mira që dalin nga pema e imanit, që ka rrënjë të thella në zemër, ngrihen lart tek Allahu i Lartësuar. Kjo i sjell dobi besimtarit, por edhe të tjerëve që e rrethojnë atë.

Tefsiri i Sadit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit