Selman Farisiu -radija Allahu anhu- tregon se Pejgamberi -sal-la Allahu alejhi ue sel-lem- ka thënë:
“Kush lahet ditën e xhuma dhe pastrohet sa të mundet, pastaj lyen flokët (me vaj, me erë të mirë), ose bëhet me erë të mirë me erën e shtëpisë së vet, pastaj del për të shkuar (për namazin e xhumasë) dhe nuk ndan dy vetë të ulur pranë njëri- tjetrit (në xhami), pastaj fal aq sa i ka bërë detyrim Allahu atij dhe dëgjon në heshtje të plotë kur imami mban fjalën e caktuar, atij, padyshim do t’i falen gjynahet (që ka bërë) nga e xhumaja e fundit deri atë të xhuma.” (Buhariu 883)
Dobi nga hadithi
Shpjegimi i rregullave të ditës së xhuma.
Pëlqyeshmëria e larjes dhe parfumosjes ditën e xhuma.
Islami është feja e pastërtisë dhe e të bukurës.
Prej synetit është lyerja me parfum në shtëpi, e ky veprim duhet të bëhet zakon (rutinë).
Është e ndaluar të ndahen dy persona dhe grumbullimi kur je në xhami.
Pëlqyeshmëria e faljes së namazit nafile para xhumasë.
Falja e gjynaheve mes dy xhumave ka si kusht plotësimin e të gjitha rregullave të xhumasë.
E Allahu e di më së miri!
Hoxhë Mirell Mazelli