Prishtinë, më 24 gusht 2023
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, të cilën e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava. Fillimisht ai falënderoi anëtarët e Kryesisë për punën dhe angazhimin e tyre të dhënë, duke kërkuar nga ta që të vazhdojnë edhe më tej punën për të mirën e besimtarëve tanë.
Kryesia e BIK-ut, pasi shqyrtoi dhe debatoi për raportet, miratoi raportin për haxhin 2023 dhe raportin për kurbanin 2023, e po ashtu shqyrtoi dhe miratoi lëndë të ndryshme, si dhe mori vendime në bazë të kompetencave të cilat i takojnë.