3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Konservatorët fitojnë në Greqi kundër të majtës radikale

Më të lexuarat

Greqi, dalin rezultatet e pjesshme zyrtare të zgjedhjeve, pas numërimit të 18% të votave në gjithë vendin.
Rezultatet zyrtare te zgjedhjeve

Demokracia e Re 29.5%
SYRIZA 27.1%
PASOK 12.3%
Grekët e Pavarur 7.6%
Agimi i Artë 7.%
E Majta Demokratike 6.2%
Partia Komuniste 4.5%
Shperndarja e vendeve në parlament
Dem. e Re 128 vende
SYRIZA 72 vende
PASOK 30 vende
Greket e Pavarur 20 vende
Agimi i Arte 18 vende
E majta Demokratike 17 vende
Partia Komuniste 12 vende

Kreu i partisë fituese në zgjedhje, Antonis Samaras deklaroi para gazetarëve se “sot grekët votuan stabilitetin dhe qëndrimin në euro”. Ai deklaroi se nuk do të ketë aventura të reja dhe se vendi ka nevojë për një qeveri të shpëtimit kombëtar. Samaras ftoi gjithë forcat politike të marrin pjesë në qeveri shpëtimi. Kreu i Demokracisë së re siguroi se do respektojë firmat dhe angazhimet e marra në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe huadhënëesit.
Kreu i SYRIZA, Aleksis Cipras deklaropi pak pas shpalljes së rezultateve zyrtare se i telefonoi kreut të partisë fituese Antonis Samaras për ta uruar dhe për ta siguruar se SYRIZA do kontribuojë si opozitë në Parlament. Cipras deklaroi se do të vazhdojë të kundërshtojë Memorandumin e masave, sepse sipas tij “përmbysja e Memorandumit është zgjidhje për gjithë Evropën”. Cipras dekalroi se populli votoi 2 herë kundër masave të kursimit.
Zgjidhja e vetme është një qeveri e përbashkët kombëtare,” tha kreu i PASOK, Evangelos Venizelos. “Situata është përkeqësuar në mënyrë të pakontrollueshme. Nuk ka kohë për të humbur në qoftë se ne duam vendin të qëndroje në euro”, tha ai. Po flas për përgjegjësinë e përbashkët të qeverisë kombëtare me pjesëmarrjen e ND, PASOK, SYRIZA dhe DIMAR. Unë i sugjeroj Presidentit të konsumojë nesër në fazën e dytë për të formuar një qeveri”, tha ai.
Ne kushtet e refuzimit te Cipras per pjesemarrje ne qeveri, negociatat e krijimit te saj nuk do te jene aq te lehta, nderkohe qe Venizelos vendosi kusht pranine e SYRIZA per pjesemarrjen e PASOK-ut ne qeverine e re.
Ashtu siç pritej, ishte një ndeshje shumë e fortë ajo mes SYRIZA dhe Demokracia e Re në zgjedhjet e sotme në Greqi. Demokracia e Re, e cila mbështet marrëveshjen evropiane të shpëtimit shoqëruar me masa të ashpra kursimi, ka një diference mjaft te vogel (2.4%) me SYRIZA-n, e cila i kundërshton kategorikisht këto masa. Ka qenë e vështirë për grekët të zgjidhnin një Greqi në euro duke ndjerë në kurriz masa kursimi, apo anulimin e memorandumit nën kërcënimin e braktisjes së euros, por duket se me se shumti ka qene “frika” ajo qe percaktoi fituesin e brishte te ketyre zgjedhjeve.
Sipas ligjit zgjedhor ne Greqi, partia që shpallet zyrtarisht fituese, ne kete rast Demokracia e Re, merr një bonus prej 50 vendesh më shumë në parlament. Edhe pas shpalljes së rezultateve paraprake zyrtare, qe nuk pritet te ndryshojne, asnje nga partitë nuk krijon dot qeveri e vetme.
Krahasuar me rezultatet e 6 Majit, kishte një rritje të pjesëmarrjes në votimet e sotme dhe çdo parti ka rritje të dukshme të mbështetjes së elektoratit.
Tabela e rezultateve të EXIT POLL
Demokracia e Re 27.5 – 30.5% 127 vende
SYRIZA 27 – 30% 72 vende
PASOK 10 – 12% 32 vende
Grekët e Pavarur 6 – 7.5% 21 vende
Agimi i Artë 6 – 7.5% 19 vende
E Majta Demokratike 5.5 – 6.5% 16 vende
Partia Komuniste 5 – 6% 13 vende
Rezultatet e zgjedhjeve te 6 Majit
Demokracia e re 18,85%
SYRIZA. 16,78%
PASOK 13,18%
Greket e pavarur 10,61%
Agimi i arte 6,97%
E Majta Demokratike 6.11%
KKE 8,48%
Deklaratat e krerëve politikë, kryeministrit dhe presidentit gjatë votimit
Demokracia e Re, Antonis Samaras: Sot flet populli grek, nesër fillon një epokë të re për Greqinë.
SYRIZA, Aleksis Cipras: Frikën e mposhtëm. Sot ne hapim rrugën e shpresës për popullin tonë, të bashkuar me dinjitet dhe krenari. Për një Greqi sociale, të drejtësisë dhe progresit, një anëtare të barabartë në një Evropë që ndryshon. Ne optimistë se ardhmja i takon mbartësit të shpresës. Ne do të fitojmë”.
PASOK, Evangelos Venizelos: Duhet që nesër vendi të ketë një qeveri, që do të nxjerrë vendin vendin nga kriza. Kjo është një përgjegjësi e përbashkët.
Grekët e Pavarur, Panos Kamenos: Frika na bën të fitojmë betejën. Shpresa na bën të fitojmë luftën.
DIMAR, Fotis Kuvelis: Sot qytetarët grekë do të votojnë për shpresën, pa frikë. Greqia do të mundet të të përparojë në rrugën e shpresës. Duhet të ecim në këtë kurs.
LAOS, Jorgos Karaxhaferis: Me besim grekët do të votojnë me ndërgjegje patriotike dhe jo nën urdhërat dhe shantazhet e znj. Merkel.
Partia Komuniste, Aleka Papariga: Që mbrëmjen e djeshme në një llogari të rreme në FB dikush ka postuar një thirrje në emrin tim, që mbështetësit tanë të votojnë për një tjetër parti. Ne iu bëjmë thirrje votuesve që të ketë sytë hapur.
Presidenti Karolos Papulias: Unë uroj dhe shpresoj se vota e popullit, të çojë në formimin e një qeverie të qëndrueshme, e cila do të veprojë menjëherë për të zgjidhur problemet që ka populli grek.
Kryeministri Panajotis Pikramenos: Zgjedhjet duhet të rezultojnë me një qeveri. Qeveria e re do të merret me probleme shumë serioze.
Zhvillime të tjera në ditën e zgjedhjeve
Shënohet një incident në ditën e zgjedhjeve në Greqi. Dy bomba të pashpërthyera u gjetën në ora 13:00 në oborrin e televizionit SKAY, në Athinë dhe një tjetër rreth orës 14:30. Policia, çminuesit dhe forcat antiterrorizëm mbërritën në vendngjarje për të bërë çaktivizimin e bombave, që sipas ekspertëve, nëse do të kishin shpërthyer, do të kishin shkaktuar viktima. Ata thonë se mjetet shpërthyese janë prodhim rus dhe iu është hequr siguresa. Bomba e dytë u gjet, pas një telefonate që njoftoi për praninë e dy bombave në mjediset e televizionit. Rrugët përreth ndërtesës së televizionit u bllokuan.
Ndërkohë vazhdon i fuqishëm edhe sot zjarri që ra dje në Keratea. Dhjetëra zjarrfikës, automjete, 2 avionë dhe një helikopter janë përpjekur të vënë nën kontroll flakët, por ishte tepër e vështirë për shkak të erërave të forta. Tre punonjës zjarrfikës janë plagosur ndërsa 4 persona janë arrestuar të akuzuar për zjarrvënie të qëllimtë.
Përkundër kësaj ngjarjeje, entusiazëm dhe shpresë të madhe iu ka dhënë grekëve, fitorja e mbrëmshme me Rusinë në Kampionatin Evropian, që e kualifikoi skuadrën e tyre në çerekfinale, gjë që duket si një ogur i mirë, për të ardhmen e afërt dhe për orientimin që do vendosë sot Greqia. (bw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit