-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Syriza e Aleksis Ciprasit fiton zgjedhjet e parakohshme në Greqi

Më të lexuarat

Nё bazё tё rezultateteve paraprake aleanca e majtё ka fituar zgjedhjet paralemnatre nё Greqi. Partia e ish-kryeministrit Cipras ka fituar rreth 35 pёrqind tё votave. Konservatorёt njoftuan humbjen e tyre.

Partia konservatore Nea Dimokratia (ND) nё bazё tё rezultatetev tё deritanishme k arritur tё marrёt rreth 28 pёrqindt tё votave. Forca e tretё del me 7,2 pёrqind partia radikale e djathtё Agimi i Artё. Pёr njё shumicё absolute do tё ishin tё nevojshme 151 nga 300 mandatet parlamentare. Syriza sipas rezultatetve paraprake arrin tё marrё 144 mandate, ND 75 dhe Agimi i Artё 20.

Lёvizja socialiste panhelenike(Pasok) dhe partia e vogёl e majta demokratike Dimar, qё kishin krijuar aleancё elektorale do tё kenё 17 mandate dhe komunistёt 15. Partia e qendrёs politike To Potami ka 10 mandate, grekёt e pavarur po ashtu 10 mandate dhe unioni i qendrёs 9.

Nea Dimokratia pranoi humbjen nё zgjedhje. Numёrimet paraprake lenё tё kuptohet fitoren e Ciprasit, tha kryetari i partisё Vangelis Meimarakis. “Unё e uroj atё dhe i bёj thirrje atij tё krijojё qeverinё.”

Shumё detyra pёr qeverinё e re

Kёsisoj priten tani bisedime koalicioni: Cipras ndёrkohё e ka pёrjashtuar koalicionin me Nea Dimokratia, ndёrsa Meimarakis donte tё hynte nё aleancё me Syrizan, por jo me Ciprasin. Cipras do tё preferonte ta vazhdojё punёn me populistёt e djathtё – por sipas rezultateteve tё deri tanishme me rreth tre deri nё katёr pёqind ata arrijnё tё pёrfaqёsohen fare ngushtё nё parament.

Qeverinё e re e presin detyra urgjente, sepse ndihmat e fundit tё donatorёve ndaj Greqisё sё kёrcёnuar prej falimentimit janё tё lidhura me kushte: qysh nё tetor qeveria e re duhet tё zbatojё masat e kursimit dhe privatizimet, qё janё miratuar nga paralmenti i mёparshёm.

Ciprasi donte tё arrinte njё mazhorancё tё qendrueshme

Gati dhjetё milionё qytetarёve tё Greqisё u ishte bёrё thirrje tё votonin pёr herё tё dytё brenda vitit pёr parlamentin e ri. Syriza nё zgjedhjet paralementare nё janar fitoi me premtimin, se do t’i japё fund politikёs sё kurismeve, 36,3 pёrqind.

Nё korrik Ciprasi vendosi marrёveshje me donatorёt, pavarёsisht votёs negative tё popullsisё, pёr tё marrё njё ndihmё tё re financiare prej 86 miliardё Eurosh. Ai nё gusht ai dha dorёheqjen, sepse krahu i majtё i partisё Syriza u shkёput./DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit